KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dani Olmo shpërthen ndaj Real Madridit: Po përpiqen të na destabilizojnë

Dani Olmo shpërthen ndaj Real Madridit: Po përpiqen të na destabilizojnë

Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, ka reaguar ndaj kritikave të Real Madridit, duke i akuzuar rivalët se po përpiqen të krijojnë zhurmë dhe të destabilizojnë klubin katalanas pas një sezoni pa trofe.

Në një intervistë të dhënë për RAC1, reprezentuesi spanjoll theksoi se Barcelona mbetet e përqendruar vetëm te fitoret, pavarësisht tensioneve në rritje mes dy rivalëve të mëdhenj.

“Është normale që ata të duan të bëjnë zhurmë në një mënyrë apo në një tjetër”.

“Kemi kaluar dy vite me shumë trofe, duke dominuar në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Është normale që ata të duan të destabilizojnë gjërat, por ne jemi të përqendruar te loja jonë dhe te vazhdimi i fitoreve”, deklaroi Olmo.

Komentet e tij vijnë pasi Real Madridi paraqiti një ankesë kundër Barcelonës në lidhje me çështjen Negreira.

Ndërkohë, klubi madrilen ka bërë ndryshime të mëdha edhe gjatë afatit kalimtar veror, duke emëruar Jose Mourinhon si trajner dhe duke transferuar Denzel Dumfries, Marc Cucurella, Bernardo Silva dhe Ibrahima Konate./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.