Author: korrektpress

Pas gjashtë vitesh, viti 2026 do të jetë vendimtar për lëndën e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Këtë e deklaroi sot kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski në fjalimin e tij të fundvitit, duke theksuar se askush nuk duhet të frikësohet nga vendimi, pasi sipas tij në këtë mënyrë ligji i gjuhëve do të përmirësohet.“Afati skadoi muajin e kaluar, gjykatësi raportues në mbledhje pune kërkoi edhe një muaj që ta përpunojë. Pritjet e mia janë që gjatë muajit janar unë do ta marr si kryetar. Sapo ta marr në takim pune do ta parashtroj pyetjen, a do të vazhdojmë me…

Read More

Sot, në varrezat e Rimanishtës, u varros me nderime ushtarake dhe me pjesëmarrje të lartë qytetare Jahja Mustafa, babai i Sali Mustafës – Calit. Në emër të familjes dhe shokëve, veprimtari Valon Murati mbajti fjalimin përshëndetës.“Jemi mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit një njeriu të dashur, një familjari të mirë, një babai të përkushtuar, i cili një pjesë të madhe të jetës së tij, duke qenë se e gjithë familja – në krye me Calin tonë të dashur – ka qenë e angazhuar në veprimtarinë patriotike, natyrisht që ka qenë edhe vetë i përfshirë. Shtëpia e tij ka qenë…

Read More

Legjenda e Manchester Unitedit, Louis Saha, u ka bërë thirrje “Djajve të Kuq” që ta transferojnë Morgan Rogers gjatë afatit kalimtar të janarit.Manchester United do të hyjë në një ndeshje të Ligës Premier pa Bruno Fernandes vetëm për herë të dytë në gati gjashtë vjet, kur të presë Newcastle United, një mungesë e rrallë që ka rritur debatet rreth kreativitetit dhe thellësisë në repartin kreativ të skuadrës.Mungesa e portugezit pritet të lërë një boshllëk të madh në formacionin e Ruben Amorimit, në një moment kur diferencat në krye të tabelës janë minimale dhe çdo detaj ka peshë të madhe.Duke folur…

Read More

Psikologët shpjegojnë pse pauza është arma më e fortë e karizmës dhe lidhjes emocionale Në botën e takimeve, shpesh ngecim në analiza të tepruara – çfarë të themi, si të ulemi, si të dukemi. Presioni për të lënë një përshtypje perfekte që në fillim na shtyn shpesh drejt nervozës, të folurit të shpejtë dhe gabimeve në stil. Psikologët theksojnë se problemi kryesor nuk është ajo që themi, por sa shumë nxitojmë ta themi.Dhe pikërisht këtu hyn në lojë një teknikë e thjeshtë, por shumë e fuqishme: rregulli i tre sekondave, i cili mund të ndryshojë menjëherë mënyrën se si të…

Read More

Këngëtarja Dafina Zeqiri është shfaqur të enjten mbrëma në Prishtinë, në koncertin e saj recital, me një veshje që ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka nxitur menjëherë krahasime në rrjete sociale dhe media.Dafina u ngjit në skenë me një kombinim elegant dhe provokues një trupore të zezë me mëngë të gjata dhe një fund të gjatë me shkëlqim, i theksuar me detaje voluminoze në pjesën e ijëve. Silueta dhe koncepti i veshjes u perceptuan gjerësisht si një frymëzim i drejtpërdrejtë nga paraqitja ikonike e Jennifer Lopez në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2025”, ku artistja amerikane ishte…

Read More

Kongresisti republikan, Mike Lawler, ka thënë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën mbetet e “fortë dhe dypartiake” në Kongresin amerikan, në një letër dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.Në letër, të cilën Qeveria në detyrë e publikoi të premten në Facebook, thuhet: “Veprimet e fundit legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, nënvizojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës”.Përpjekjet e tilla, thuhet tutje në letër, janë të domosdoshme për promovimin e stabilitetit afatgjatë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor.Ai po i referohej…

Read More

Real Madridi nuk e ka ndryshuar planin sa i përket Vinicius Jr, sipas asaj që raporton “SER Deportes”, por tashmë ka krijuar një plan të dytë.“Los Blancos’ dëshirojnë ta mbajnë brazilianin në klub, megjithatë besimi ndaj tij nuk është më i plotë si në sezonin e kaluar, për shkak të formës së dobët që po kalon sulmuesi.Vinicius po kalon një periudhë të vështirë, duke mos arritur të shënojë gol në 14 ndeshje radhazi, çka ka ngritur pikëpyetje të mëdha brenda klubit për ndikimin aktual në skuadër.Sipas raportit, nëse Vinicius vazhdon me paraqitje zhgënjyese, Real Madridi ka një plan alternativ: Transferimin…

Read More

Pas një kallëzimi të mëparshëm nga një qytetar për veprën penale “zhvatje” të kryer nga oficeri i policisë H.Z. (48) në Departamentin e Çështjeve Penale të Gazi Babës, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në kuadër të MPB-së ndërmori masa dhe aktivitete përkatëse për të sqaruar rastin, përcjell Telegrafi Maqedoni.”Konkretisht, qytetari ka raportuar se H.Z. së bashku me persona të tjerë në disa raste i kanë kërkuar 20.000 euro, para që dyshohet se djali i ankuesit ia ka marrë nga ai. Pas kësaj, janë marrë masa dhe është kryer përpunimi mjeko-ligjor i fondeve, dhe më 25.12.2025…

Read More

Helena Christensen feston ditëlindjen dhe Krishtlindjen në rroba banje, duke mahnitur me formën, guximin dhe vetëbesimin e sajModelja daneze, e cila mbushi 57 vjeç, e festoi ditëlindjen në stilin e saj të preferuar me rroba banje duke mahnitur ndjekësit me formën e saj mbresëlënëse dhe guximin e rrallë.E njohur për faktin se nuk bën kompromis me stilin e jetesës së shëndetshme dhe dashurinë për natyrën, Helena nuk u shqetësua aspak nga temperaturat e ulëta. Ajo është parë edhe më herët duke hyrë në ujëra të akullta, duke treguar jo vetëm trup të tonifikuar, por edhe qëndrueshmëri dhe forcë fizike.Këtë herë,…

Read More

Pavarësisht pasigurive dhe luhatjeve në tregjet financiare globale, Trusti Pensional i Kosovës pritet ta mbyllë vitin 2025 në pozitivisht.Kështu ka deklaruar Emanuel Bajra, kryesues i Bordit të Trustit, në “Përballje Podcast”, duke theksuar se fondi është ndërtuar për t’i përballuar pikërisht periudhat e paqëndrueshme në tregje.Bajra sqaroi se fondi pensional nuk duhet parë si investim afatshkurtër dhe se rëniet ditore apo mujore nuk e përcaktojnë të ardhmen financiare të kontribuuesve.“Fondi pensional nuk është investim për sot e nesër. Është investim për pensionimin. Luhatjet e sotme nuk e rrezikojnë të ardhmen e kontribuuesve”, tha ai shkruan Telegrafi.Sipas Bajrës, gjatë vitit 2025…

Read More