- Polonia nis hetim për terrorizëm pas zjarrit në fabrikën e prodhimit të dronëve
- Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të riten investimet kapitale në Shkup
- Pse muret e bardha nuk janë më zgjidhja më e mirë për interierin tuaj?
- Deputeti i LDK-së: Duhet konsultime në parti për Bekim Sejdiun
- Lionel Richie shtrohet në spital pas koncertit në Missouri
- Vetëm 80 ulëse në sallë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- Prej nesër fillon të qarkullojë “Treni urban” në relacionin Zelenikovë-Shkup
- Shefi i dizajnit të Volkswagen: Veturat duhet të duken më miqësore, jo agresive
Author: korrektpress
Aktori britanik, Jack Lowden, shihet si një nga favoritët kryesorë për të luajtur James Bondin e ardhshëm, duke zëvendësuar Daniel Craig. Producentët e filmit thuhet se po e konsiderojnë seriozisht yllin e serialit “Slow Horses”.Spekulimet u shtuan pasi Amazon MGM Studios njoftoi në maj se kishte nisur audicionet për rolin e agjentit 007. JackPrezantuesi Richard Osman tha në podcastin “The Rest Is Entertainment” se kishte dëgjuar nga një burim se Lowden është emri që po shqyrtohet fuqishëm, megjithëse theksoi se kjo nuk do të thotë se aktori e ka siguruar rolin.Osman e vlerësoi Lowden si një zgjedhje të shkëlqyer, duke…
Liverpooli mbetet në bisedime aktive me Paris Saint-Germain për Bradley Barcolan, me kontakte të përditshme midis klubeve. Por, transferimi mund të jetë i vështirë për shkak të kërkesave të klubit francez.Sulmuesi anësor është i etur për t’u larguar dhe kushtet personale nuk janë problem, por tarifa e transferimit mbetet një pengesë e madhe. Sipas Fabrizio Romano, edhe një paketë me vlerë 120 milionë euro nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme për të bindur PSG-në, e cila vazhdon të kërkojë një tarifë të majme për francezin. Liverpooli merr “dritën jeshile” nga Barcola, tani gjithçka varet nga PSG Liverpooli ka treguar…
Elon Musk ka ndarë një vizion futurist për të ardhmen e njerëzimit, duke sugjeruar se civilizimi mund të arrijë një ditë në pikën ku do të shfrytëzojë fuqinë e Diellit për krijimin e një inteligjence në përmasa të papara.Sipas një videoje të publikuar nga Tesla Owners Silicon Valley, Musk është shprehur: “Ndoshta qëllimi i njerëzimit është të krijojë një mendje yjore, një Diell të vetëdijshëm.”Elon Musk on humanity’s ultimate purpose. “Maybe the purpose of humanity is to give birth to a star mind, a sentient sun.”Musk says humanity’s next step could be learning to harness the enormous power of the…
OBRM-PDUKM në pushtet këtë vit mblodhi një rekord prej 2.5 milionë eurosh nga fondet buxhetore të destinuara për financim të rregullt të partive politike. LSDM-ja opozitare ra në një milion euro, ndërsa BDI, me 472 mijë euro, mbajti vendin e tretë sipas shumës së fondeve të marra nga buxheti i shtetit në vitin 2026, shkruan “Prizma” në analizën e saj të fundit.Analiza e dokumentit mbi pagesat e këtij viti, të cilën “BIRN” e mori nga Ministria e Drejtësisë, tregon se tre partitë e para së bashku thithën 45 përqind të buxhetit total për financimin e partive. Nëse kësaj i shtojmë…
Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sërish çmimet maksimale të derivateve për datën 13 gusht.Sipas njoftimit, çmimi i naftës edhe për sot është 1.70 euro për litër, tre centë më shtrenjtë se të mërkurën. Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina. Sot çmimi i benzinës është 1.48 euro për litër, një cent më shtrenjtë se të mërkurën. Gazi vazhdon të jetë me të njëjtin çmim, 0.60 euro për litër. Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë. /Telegrafi/
Lionel Messi po mendon për të ardhmen e tij në futboll pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Jorge.Sulmuesi 39-vjeçar i Argjentinës është nën kontratë me Inter Miamin deri në vitin 2028, por në një homazh emocionues për babanë e tij la të kuptohet se fundi i karrierës mund të jetë më pranë se sa mendohej.“Nuk e di si të vazhdoj. Dikur thjesht luaja futboll, ndërsa tani nuk jam aspak i sigurt nëse do të vazhdoj ta bëj për shumë gjatë”, u shpreh Messi.Me 921 gola të realizuar për Barcelonën, Paris Saint-Germain, Inter Miamin dhe Argjentinën, Messi ka ndërtuar…
Zyrtarët doganorë, gjatë kontrollit të një mauneje me mall të deklaruar si flokë sintetikë, kanë konstatuar dyshime për deklarim jo të saktë të llojit të mallit.Sipas një njoftimi për media thuhet se në bazë të kritereve të kontrollit, sistemi ka përzgjedhur maunen për kontroll dokumentar dhe fizik. Gjatë kontrollit fizik, zyrtarët doganorë kanë vërejtur mospërputhje të mundshme ndërmjet mallit të deklaruar dhe karakteristikave të tij, duke ngritur dyshime se bëhej fjalë për flokë natyralë dhe jo sintetikë, siç ishte deklaruar nga deklaruesi.”Për të verifikuar përbërjen e mallit, janë kryer analiza laboratorike. Bazuar në rezultatet e analizave kimike të tretshmërisë, është…
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të mbajë sot një mbledhje të Grupit Parlamentar, ku pritet të diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend dhe situata e krijuar rreth konstituimit të institucioneve.Takimi pritet të mbahet në orën 14:00 në Kuvendin e Kosovës.Mbledhja e Grupit Parlamentar vjen në një kohë kur skena politike në Kosovë vazhdon të jetë e përfshirë nga një ngërç institucional, veçanërisht sa i përket zgjedhjes së presidentit të ardhshëm.Pavarësisht takimit të fundit ndërmjet drejtuesve të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), palët nuk kanë arritur marrëveshje për postin e presidentit. Kryesuesi i Kuvendit nga radhët e LVV-së, Avni…
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në pikën kufitare në Merdare të Podujevës, kanë arrestuar një shtetas të Republikës së Kosovës, me inicialet F.S., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.Arrestimi i të dyshuarit është realizuar pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga autoritetet kompetente. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës thekson se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. “Institucionet riafirmojnë përkushtimin për…
Grupi i artit dhe aktivizmit HAVEIT ka reaguar në mënyrë kreative ndaj situatës me mbeturinat në Prishtinë, duke e shndërruar kritikën në një “kartolinë” ironike nga kryeqyteti.Përmes një postimi në Facebook, HAVEIT ka publikuar një fotografi të shoqëruar me mesazhin: “Kartoline nga pushimet tona verore! Prishtina e Përjetimeve’ është destinacioni ideal. Pushimet fillojnë aty ku mbaron durimi”. “Kartolinë nga pushimet” – HAVEIT proteston në mënyrë kreative ndaj gjendjes me mbeturinat në Prishtinë telegrafi.com Përmes këtij aksioni artistik, grupi ka ironizuar gjendjen e krijuar me mbeturinat në kryeqytet, duke e paraqitur Prishtinën në formën e një destinacioni turistik, por me një…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari