- Kuçi demanton propagandën serbe: Kërkimi i të zhdukurve nuk është politizim, por zbardhje e krimit
- Luzha: Më afër kam qenë me LPK-në se me LDK-në, por për të vepruar në Kosovë duhej të ishe me LDK-në
- Polonia nis hetim për terrorizëm pas zjarrit në fabrikën e prodhimit të dronëve
- Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të riten investimet kapitale në Shkup
- Pse muret e bardha nuk janë më zgjidhja më e mirë për interierin tuaj?
- Deputeti i LDK-së: Duhet konsultime në parti për Bekim Sejdiun
- Lionel Richie shtrohet në spital pas koncertit në Missouri
- Vetëm 80 ulëse në sallë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Author: korrektpress
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në pikën kufitare në Merdare të Podujevës, kanë arrestuar një shtetas të Republikës së Kosovës, me inicialet F.S., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.Arrestimi i të dyshuarit është realizuar pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga autoritetet kompetente. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës thekson se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. “Institucionet riafirmojnë përkushtimin për…
Grupi i artit dhe aktivizmit HAVEIT ka reaguar në mënyrë kreative ndaj situatës me mbeturinat në Prishtinë, duke e shndërruar kritikën në një “kartolinë” ironike nga kryeqyteti.Përmes një postimi në Facebook, HAVEIT ka publikuar një fotografi të shoqëruar me mesazhin: “Kartoline nga pushimet tona verore! Prishtina e Përjetimeve’ është destinacioni ideal. Pushimet fillojnë aty ku mbaron durimi”. “Kartolinë nga pushimet” – HAVEIT proteston në mënyrë kreative ndaj gjendjes me mbeturinat në Prishtinë telegrafi.com Përmes këtij aksioni artistik, grupi ka ironizuar gjendjen e krijuar me mbeturinat në kryeqytet, duke e paraqitur Prishtinën në formën e një destinacioni turistik, por me një…
Drejtori ekzekutiv i fondit sovran të pasurisë së Norvegjisë, fondi më i madh i këtij lloji në botë, ka paralajmëruar se vlera e tij prej 2 trilionë dollarësh mund të pësojë humbje të mëdha dhe madje të zhduket tërësisht në rast të një kolapsi të tregjeve.Fondi norvegjez investon të ardhurat nga prodhimi i naftës dhe gazit të vendit në aksione, obligacione, prona dhe projekte të energjisë së rinovueshme jashtë Norvegjisë. Vlera e tij është dyfishuar në më pak se një dekadë, duke arritur në 1 trilion dollarë në vitin 2017.Drejtori i fondit, Nicolai Tangen, tha se dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin…
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit janë para objektit të Qeverisë së Kosovës, ndërkaq kanë paralajmëruar mbajtjen e një konference.Deputetët janë para dyerve të Qeverisë, ndërkaq sipas një njoftimi të kësaj partie kjo në kuadër të veprimeve që po ndërmarrin.”Republikë – Kushtetutë!Sot jemi para Qeverisë, krahas veprimeve të tjera që po ndërmarrim. Nuk do të ndalemi deri në rikthimin e rendit kushtetues dhe fitoren e Republikës”, thuhet në njoftimin e tyre. Ndryshe, një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës ishte situatë e tensionuar, pas përplasjeve verbale dhe fizike ndërmjet deputetëve të PDK-së…
Sot shënohet 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, një dokument që më 13 gusht 2001 hodhi themelet për një zgjidhje politike të krizës ndëretnike dhe konfliktit të armatosur në Maqedoni.Marrëveshja u nënshkrua në Shkup nga Presidenti i atëhershëm i vendit, Boris Trajkovski, si dhe nga udhëheqësit e katër partive më të mëdha politike – Ljubço Georgievski (OBRM-PDUKM), Branko Crvenkovski (LSDM), Arbën Xhaferi (PDSH) dhe Imer Imeri (PPD) dhe ndërmjetësuesit euro-amerikanë, Francois Leotard dhe James Perdew.Kjo marrëveshje kornizë ndër të tjerash u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht…
Në fillim të një lidhjeje, mezi presim të shohim partnerin, të flasim me orë të tëra dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi për të qenë bashkë.Megjithatë, disa vite më vonë, shumë çifte e kuptojnë se po jetojnë më shumë si shokë dhome sesa si partnerë. Kjo zakonisht nuk ndodh brenda natës.Detyrimet, puna, fëmijët dhe problemet e përditshme ngadalë zënë gjithnjë e më shumë hapësirë, ndërsa bisedat midis partnerëve bëhen gjithnjë e më të shkurtra.Komunikimi ekziston, por gjëja më e rëndësishme zhduket, interesi për personin me të cilin jetojmë.Një nga shenjat e para është kur nuk ndjeni më nevojën të flisni me…
Ariana Grande duket se ka konfirmuar se ka rikthyer lidhjen me ish të dashurin e saj, Ricky Alvarez. Këngëtarja publikoi në Instagram disa fotografi të përbashkëta me balerinin, pak kohë pas ndarjes nga aktori Ethan Slater në fillim të vitit 2026.Alvarez, i cili ishte pjesë e trupës së balerinëve të Grande gjatë turneut “Honeymoon” në vitin 2015, kishte qenë në lidhje me këngëtaren nga viti 2015 deri në 2016. Foto: Instagram Pas ndarjes, të dy kishin mbetur miq, por fotografitë e fundit kanë nxitur spekulime se marrëdhënia e tyre është rikthyer në plan romantik.Në dy fotografitë e publikuara nga Grande,…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një deklaratë para gazetarëve tha se kjo që po ndodhë në 18 muajt e vendimit është absurde dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të Kosovës.Ai tha se në kohën kur ishte ministër i jashtëm, në momentin që ka dhënë betimin si deputet e ka lëshuar zyrën e ministrit. “Kjo se çfarë po ndodh është absurde dhe nuk ka ndodh asnjëherë në histori të Kosovës”, tha ai. Deputetët e PDK-së para Qeverisë, Çitaku: Këto zyre janë të uzurpuara nga një deputet, Kurti duhet të jetë në Kuvend për ta konstituar legjislativin…
Të paktën 3.494 persona janë plagosur ndërsa 496 mbeten të zhdukur.Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kolumbinë të hënën është rritur në 265, tha të mërkurën presidenti i vendit, Abelardo De La Espriella, transmeton Anadolu.Ai tha se të paktën 3.494 persona u plagosën ndërsa 496 mbeten të zhdukur. “Përpjekjet tona janë përqendruar te të zhdukurit”, shtoi De La Espriella.Sipas një vlerësimi të dëmeve të publikuar të mërkurën nga Njësia Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNGRD), tërmeti shkaktoi dëme të mëdha në shtëpi dhe infrastrukturë publike.Një total prej 9.215 shtëpish u shkatërruan ndërsa 45.457 të…
Një defekt në linjën e tensionit 20 kV, që furnizon me energji stacionin e pompave në Fushë Milot, ka shkaktuar probleme të përkohshme me furnizimin me ujë në disa zona të Durrësit.Për shkak të defektit, stacioni i pompave qëndroi jashtë funksionit nga ora 22:30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas njoftimit të ujësjellësit të Durrësit shkak i defektit kanë qenë erërat e forta.Probleme me furnizimin me ujë pritet të ketë në fshatrat Shkallë, Sektor Rinia, Arapaj, Xhafzotaj dhe Rrashbull.Pas punës gjatë gjithë natës, defekti u riparua në orën 06:00 dhe stacioni i pompave…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari