KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

Jose Mourinho ka reaguar ndaj spekulimeve për të ardhmen e Endrickut te Real Madridi, duke theksuar se sulmuesi brazilian është pjesë e rëndësishme e planeve të tij, pavarësisht minutave të pakta që ka pasur në dispozicion.

Endrick është përfolur për një largim të mundshëm nga “Santiago Bernabeu” gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk ka arritur të sigurojë hapësirën e dëshiruar në skuadrën madrilene.

Në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e tij janë përmendur edhe dy gjigantët italianë, Roma dhe Milani, të cilët po e monitorojnë situatën e sulmuesit brazilian.

Megjithatë, Mourinho ka dalë hapur në mbështetje të Endrickut, duke bërë të qartë se dëshiron ta ketë lojtarin në dispozicion dhe se ai është i rëndësishëm për planet e tij.

“Unë e dua Endrickun, por Real Madridi është më i rëndësishëm se ai. Ne kemi nevojë për Endrickun këtu dhe trajneri i Real Madridit ka nevojë për të”, deklaroi trajneri portugez.

“Kjo është përgjigjja ime për ata që shkruajnë gjëra të tilla dhe për agjentët”.

“Natyrisht, nëse klubi vendos ndryshe, unë do ta respektoj atë vendim. Por, për mua, si trajner i Real Madridit, Endrick është i rëndësishëm. Unë kam nevojë për të”, përfundoi Mourinho.

Kështu, trajneri portugez ka shprehur qartë dëshirën për ta mbajtur brazilianin në skuadër, ndërsa mbetet të shihet nëse kjo do të ndikojë në vendimin e klubit për të ardhmen e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.