- Dy vajza nga Kamenica humbin jetën në një aksident në Gjermani, kryetari Rahimaj: Bashkëndiejmë dhimbjen me familjen Zubaku
- Jep dorëheqje kryeministri i Britanisë
- Policia apelon për kujdes të shtuar ndaj zjarreve, paralajmëron masa ligjore
- United Hospital – teknologji moderne, IA dhe ekspertizë profesionale për kujdes shëndetësor me standarde ndërkombëtare
- Dy ankesa në PZAP, KQZ pret vendimet për shpalljen e rezultateve përfundimtare
- Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”
- Nga 1 korriku ndalohet lëvizja në pyje pa leje për shkak të rrezikut nga zjarret
- Kafsha tokësore më e vjetër në botë mbush 194 vjet
Author: korrektpress
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njofton se shkalla e varfërisë ka shënuar ulje në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.Ai tha se edhe i ashtuquajturi indeks Gini në Maqedoni është më i miri në katër vitet e fundit. Shkalla e varfërisë në Maqedoni në vitin 2024 ishte 21.9% “Sa i përket shkallës së varfërisë, dua të them se në vitin 2024 ajo është më e ulët se në vitin 2023 dhe është më e mira që nga viti 2020 e këndej. Nëse në vitin 2020 shkalla e varfërisë ka qenë 23%, në vitin 2023 ka qenë 22,2%, ndërsa në vitin 2024 është…
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka vlerësuar Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025 në Kosovë, duke i cilësuar ato si një sukses të rëndësishëm demokratik dhe një shembull frymëzues për Shqipërinë.Në një reagim publik, Berisha theksoi se procesi zgjedhor në Kosovë, përfshirë fushatën, administrimin e votës, procedurat e votimit dhe garën e lirë politike, dëshmoi funksionimin e një demokracie në zhvillim dhe respektimin e vullnetit qytetar.Ai përgëzoi qytetarët e Kosovës, institucionet shtetërore dhe organet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, si dhe subjektet politike për pjesëmarrjen dhe qasjen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke…
Mikel Arteta ka konfirmuar se Arsenali do të jetë aktiv gjatë afatit kalimtar të janarit, me synimin për të forcuar skuadrën në një moment vendimtar të sezonit.Trajneri i “Topçinjve” theksoi se klubi duhet të jetë i gatshëm për të vepruar, duke pasur parasysh problemet në rritje me dëmtimet dhe presionin e garës për titull.“Në varësi të disponueshmërisë së disa lojtarëve, afati kalimtar është aty. Ne jemi Arsenali dhe duhet ta kemi gjithmonë nën vëzhgim”, ka thënë Arteta. Me disa futbollistë kyç jashtë fushës, trajneri spanjoll nënvizoi se klubi nuk mund të përballojë surpriza të pakëndshme. “Detyra jonë është të jemi…
Një familje në Golden Gate Estates, Florida, zbuloi se kutia e tyre postare ishte rrëzuar nga një “aksident” krejtësisht i pazakontë: një kalë në arrati. Daniela Reyes tha se fillimisht menduan se një makinë ishte përplasur, por pasi kontrolluan kamerat e sigurisë, mbetën të habitur.Pamjet tregonin një kalë që vraponte me shpejtësi dhe përplasej me kutinë postare, duke hedhur kalorësin në një kanal pranë rrugës. – YouTube www.youtube.com Për fat të mirë, as kalorësi dhe as kali nuk u dukën të lënduar dhe u larguan menjëherë. Familja tha se nuk ka ndërmend të ndërmarrë masa ligjore, pasi shqetësimi i tyre…
Nvidia ka përfunduar blerjen e aksioneve të Intel me vlerë rreth 5 miliardë dollarë, sipas një paraqitjeje zyrtare të bërë të hënën. Marrëveshja, e njoftuar fillimisht në shtator, përfshin blerjen e më shumë se 214.7 milionë aksioneve të Intel me çmim 23.28 dollarë për aksion, në një transaksion privat. Ky investim shihet si një ndihmë e madhe financiare për Intel, pas viteve të sfidave dhe shpenzimeve të mëdha për zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit. Agjencitë amerikane të antitrustit e kanë miratuar tashmë marrëveshjen, sipas njoftimeve të FTC-së. Në tregun para hapjes, aksionet e Nvidia ranë me rreth 1.3%, ndërsa ato…
Texas thuhet se po nis zbatimin e kufizimeve të ndryshueshme të shpejtësisë në autostrada, me synimin për të rritur sigurinë dhe reagimin ndaj kushteve të momentit. Vendimi vjen pas një aksidenti të rëndë në vitin 2021 në I-35W, ku një përplasje masive gjatë një stuhie dimërore shkaktoi gjashtë viktima dhe ngriti pikëpyetje mbi vlefshmërinë e kufizimeve fikse të shpejtësisë. Pas ngjarjes, ligjvënësit miratuan përdorimin e tabelave elektronike që lejojnë uljen e përkohshme të limiteve në bazë të kushteve të rrugës. Tani, Departamenti i Transportit të Teksasit (TxDOT) ka autoritet të reduktojë shpejtësinë në raste me mot të keq, trafik të…
Inxhinierja e IT-së, Diana Aliji, është e ftuara e radhës në emisionin “PodGo”. Ajo është themeluese e një aplikacioni për nënat e reja dhe me fëmijë të vegjël, për të cilin ka fituar edhe një çmim prestigjioz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Diana tregoi specifikat e aplikacionit “Mama’s feelings tracker”, për të cilin tha se i ka shkuar një vit i tërë për ta themeluar dhe se është konsultuar me psikologët më të mirë amerikan.”Kam themeluar aplikacionin “Mama’s feelings tracker”, është aplikacion që e kam krijuar për gati një vit të tërë. Është një hapësirë ku nënat e reja, ose…
Debatet brenda shtëpisë janë përqendruar së fundmi rreth një teme që disa banorë e kanë përfolur vazhdimisht ditët e fundit, duke sjellë reagime të forta nga Arditi, Klodi dhe Londrimi. Të tre shprehën pakënaqësitë e tyre për mënyrën se si po trajtohet kjo çështje, duke e konsideruar të panevojshme dhe të padrejtë.Londrimi u shpreh i irrituar, duke e quajtur të papranueshme që të diskutohet orientimi seksual i dikujt. BBVK/InstagramSipas tij, është një absurditet që një temë e tillë të përdoret për thashetheme apo aludime brenda shtëpisë.Nga ana tjetër, Arditi theksoi se kjo çështje prek drejtpërdrejt njerëzit dhe nuk duhet kaluar…
Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën në Vlorë, ku prej katër ditës ky qytet përballet me mungesën e ujit, pasi një defekti në ujësjellës.Rama shkruan se sot mbërrijnë nga Stambolli pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit në ujësjellësin e Vlorës, që sipas tij ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyr.Ai u ka kërkuar ndjesë qytetarëve të Vlorës, teksa me humor shkruan: Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç…
Chelsea ka tërhequr vëmendje të madhe vitet e fundit për shkak të strategjisë së tij të veçantë në afatet kalimtare, duke u fokusuar kryesisht te lojtarët e rinj dhe me potencial të lartë. Klubi londinez ka vendosur të mos bëjë lëvizje në afatin kalimtar të dimrit, por të përgatisë një ofensivë të fuqishme gjatë verës, me synimin për të forcuar ndjeshëm skuadrën dhe për të sfiduar elitën e futbollit evropian.Ky projekt konsiderohet ndër më stimuluesit në Evropë, por njëkohësisht edhe shumë i rrezikshëm. Chelsea shpreson që investimet te talentet e rinj të sjellin rritje të vlerës së tyre dhe fitime…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari