KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Hidhet bombë dore nga një automjet në lëvizje në një objekt hotelerik në rrethinën e Tetovës, lëndohen dy persona

Hidhet bombë dore nga një automjet në lëvizje në një objekt hotelerik në rrethinën e Tetovës, lëndohen dy persona

SPB Tetovë njofton se një objekt hotelerik në Dobërcë është hedhur një bombë dore nga një automjet në lëvizje, me çka janë lënduar dy persona.

“Më 08.07.2026 në orën 01:20 në Departamentin Policor të Grupçinit, D.F. (51) nga fshati Dobërcë e Tetovës ka denoncuar se nga një automjet udhëtarësh “Citroen” në lëvizje është hedhur një bombë dore drejt objektit të tij hotelier, i ndodhur përgjatë rrugës lokale në fshat. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa lëndime kanë pësuar E.A. (57) nga fshati Çiflik i Tetovës dhe G.F. (60) nga fshati Dobarcë, të cilët ndodheshin në rrethin e restorantit.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës për t’u ofruar ndihmë mjekësore. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i ekspertizës nga SPB Tetovë, me ç’rast janë gjetur gëzhoja pistolete.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik nga PTHP Tetovë. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.