Author: korrektpress

Një video e publikuar nga BBC dhe mediat ndërkombëtare ka shfaqur momentet e para të zjarrit që shpërtheu herët në mëngjes në barin “Le Constellation”, në stacionin e njohur të skive në Crans‑Montana, Zvicër. Pamjet dramatike tregojnë flakët duke u përhapur me shpejtësi nëpër tavanin e barit të ndriçuar dobët, ndërsa më pas shfaqet ndërtesa e mbuluar nga tymi dhe zjarri.Në fillim të videos dëgjohej ende muzika e festës dhe shihej qartë që brenda barit ndodheshin shumë njerëz që po shijonin festimin e Vitit të Ri. Vetëm pak çaste më vonë, situata u bë kaotike, pasi flakët përfshinë pjesën më…

Read More

Ambasada e Maqedonisë në Bern është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente në Zvicër dhe deri në këtë moment nuk ka informacione për shtetas maqedonas të vdekur apo të lënduar në zjarrin në Crans-Montana, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).Ambasada po e ndjek me vëmendje situatën dhe është në gatishmëri të plotë për t’u ofruar ndihmën e nevojshme shtetasve të saj.Po ashtu, nga MPJ bëjnë të ditur se në rrjetet sociale të Ambasadës në Bernë dhe të Ministrisë janë publikuar informacionet e kontaktit për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje.

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bën të ditur se të premten (nesër) do të nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora, respektivisht të fletëvotimeve nga votimi përmes postës, të cilat janë tërhequr nga dy kutitë postare në jashtë Kosovës.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thekson për Telegrafin se të premten, më 2 janar nga ora 10:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht i fletëvotimeve nga votimi përmes postës që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.“Nga votimi me postë, siç e kemi treguar më…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë për The Wall Street Journal, ka përshkruar shëndetin e tij si “të shkëlqyer” dhe ka zbuluar disa detaje nga rutina e tij e përditshme që surprizuan publikun.Ai tha se merr një aspirinë çdo ditë, por në katërfishin e dozës së ulët të rekomanduar, pavarësisht këshillave të mjekëve për ta reduktuar.Trump gjithashtu pranoi se fle vonë dhe shpesh dërgon mesazhe në telefon ndihmësve ose personave që ndiqte në Fox News rreth orës 2 të mëngjesit.Rutina e tij punuese fillon në Zyrën Ovale rreth orës 10:00 dhe zakonisht zgjasë deri në 7-8 të mbrëmjes.Ai ka…

Read More

Me mbi 83 për qind të votave të numëruara për kandidatët për deputetë, tashmë është bërë e qartë pjesa dërrmuese e emrave që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse nuk arritën të bëhen kryetarë komunash në zgjedhjet lokale, një numër i konsiderueshëm ish-kandidatësh për këtë pozitë kanë arritur të fitojnë mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare.Sipas të dhënave nga procesi i numërimit, së paku 10 ish-kandidatë për kryetarë komunash nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) tashmë e kanë siguruar mandatin e deputetit, raporton Telegrafi.Nga radhët e LVV-së, mandat deputeti kanë fituar: Hajrulla Çeku (Prishtinë) – mbi 85 mijë votaRufki Suma…

Read More

Në veriun ekstrem të Evropës, disa mijëra kilometra larg Italisë, ndodhet Rovaniemi, qyteti i Laplandës i njohur në mbarë botën si shtëpia e Babagjyshit të Vitit të Ri. Një vend ku dimri dominon pjesën më të madhe të vitit, drita e diellit është e rrallë dhe temperaturat zbresin ndjeshëm nën zero. Pikërisht këtu ka lindur një nga klubet më të veçanta të futbollit evropian, FC Santa Claus. Origjina e klubitHistoria e FC Santa Claus nis në vitin 1992. Sipas një legjende lokale, ideja për krijimin e klubit erdhi si një dëshirë për të ndërtuar një ekip futbolli të hapur për…

Read More

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 15 personave, 12 persona fizikë (zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe pronarë e përfaqësues të kompanive) dhe tre persona juridikë, në lidhje me dallavere në procedura të tenderimit, me ç’rast pretendohet se janë paguar produkte deri në 1557% më shtrenjtë se çmimet reale të tregut.Sipas aktakuzës së PSRK-së, në procedurën e prokurimit “Blerja e Pakove për fusha lëndore dhe mirëmbajtje” zyrtarë të MASHTI-i kishin vepruar kundërligjshëm duke kontraktuar produkte që çmimin në treg e kishin shumë më të ulët sesa që Ministria i kishte paguar gjatë viteve 2019-2021.KALLXO.com ka siguruar…

Read More

Viti 2025 e riktheu emrin e Feros në qendër të vëmendjes, jo përmes një rikthimi të zakonshëm muzikor, por përmes një historie ku arti, jeta private dhe drejtësia u përplasën në mënyrë të ashpër. Ajo që nisi në prill si një kthim në studio dhe në skenën muzikore, shumë shpejt u shndërrua në një sagë publike me akuza të rënda, beteja ligjore dhe përplasje emocionale që u zhvilluan para syve të publikut.Në muajin prill, Fero publikoi këngën “A pe sheh”, duke shënuar rikthimin e tij pas një pauze dyvjeçare nga muzika. – YouTube www.youtube.com Projekti u prit me interes të…

Read More

Policia dhe zyrtarë të tjerë kanë mbajtur një konferencë për shtyp pasi ra një zjarr i madh në një bar zviceran gjatë natës së Vitit të Ri.Presidenti i Këshillit Federal të Zvicrës, Guy Parmelin, e quan zjarrin “një nga tragjeditë më të rënda që vendi ynë ka përjetuar ndonjëherë”, raporton skynews.Ndërkohë, komandanti i policisë së kantonit Valais, Frederic Gisler, deklaroi se “aktualisht kemi rreth 40 persona që kanë humbur jetën dhe rreth 115 të tjerë të plagosur, shumë prej të cilëve në gjendje shumë serioze. Duke qenë një vendpushim ndërkombëtar, mendojmë se ka viktima ndërkombëtare”. Video tregon fillimin e zjarrit…

Read More

Max Verstappen mund ta ketë humbur titullin e Kampionit të Botës për pilotë këtë sezon për një diferencë minimale, por për të katërtin vit radhazi ai kryeson listën e pilotëve më të paguar në Formula 1.Gjashtë nga dhjetë skuadrat pjesëmarrëse janë të përfaqësuara në TOP 10-shen e fitimeve për vitin 2025, bazuar në paga dhe bonuse. Të dhënat janë raportuar nga Forbes, ndërsa të ardhurat nga sponsorët nuk janë përfshirë.Ja renditja e plotë, duke nisur nga i vetmi “rookie” në listë. 10. Kimi AntonelliPagë: 4.6 milionë € | Bonuse: 6.9 milionë € | Totali: 11.5 milionë €I vetmi debutues në…

Read More