Author: korrektpress

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu gjatë natës së Vitit të Ri në barin Le Constellation, duke marrë jetën e të paktën 40 personave dhe duke plagosur mbi 115 të tjerë. Ngjarja ka tronditur kantonin Valais dhe komunitetin ndërkombëtar që frekuenton këtë resort të njohur për ski dhe golf, raporton skynews.Komandanti i policisë së kantonit Valais, Frederic Gisler, konfirmoi numrin e të vdekurve dhe tha se identifikimi i viktimave mund të marrë disa ditë. Mes të vdekurve dhe të plagosurve janë dy shtetas francezë dhe një duzinë italianë, ndërsa 15 italianë të tjerë rezultojnë të zhdukur.Shumë të rinj ishin…

Read More

Prishtina këtë Vit të Ri mirëpriti edhe shumë mysafirë të huaj, të cilët për herë të parë zgjodhën Kosovën për të festuar ndërrimin e moteve.Temperaturat e ulëta, që zbritën deri në -11 gradë Celsius, nuk i ndalën as vendasit e as turistët. Me pije, vallëzim dhe muzikë, festa në sheshin e kryeqytetit vazhdoi deri në orët e vona.Edhe pse shumë prej tyre nuk e kuptonin gjuhën e këngëve, ritmi i muzikës i bashkoi të gjithë, duke krijuar një atmosferë festive dhe energjike.“Urime Vitin e Ri! Uroj që ky vit t’ua plotësojë shqiptarëve të gjitha dëshirat,” u shpreh një qytetar gjatë…

Read More

Më datë 01.01.2026, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Ferizaj ka pranuar informatë se një person kishte publikuar në rrjete sociale një video-incizim duke shtënë me armë zjarri.Pas një pune intensive hetimore në terren, policia ka identifikuar të dyshuarin T. I. (31 vjeç). I njëjti më pas ka dorëzuar armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se kishte shtënë.I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit kompetent është liruar në procedurë të rregullt.Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprat: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, dhe “Përdorim i…

Read More

Viti 2025 shënoi një kapitull të ri dhe transformues në jetën e këngëtarit nga Peja, Gjesti. Nga pjesëmarrës i Big Brother VIP Kosova 3 deri te fituesi i Big Brother VIP Albania 4, ai përjetoi famë të papritur, suksese muzikore dhe një tragjedi që do ta shënjonte përgjithmonë rrugëtimin e tij.Ai nisi vitin si pjesëmarrës i Big Brother VIP Kosova 3, ku tregoi karakterin e tij, fëmijërinë e vështirë, përpjekjet për t’u bërë pjesë e skenës muzikore dhe sfidat personale që e shoqëruan gjatë rritjes. GjestiFoto: YouTubeKy format ishte një mundësi për t’u shfaqur përpara publikut dhe për të treguar…

Read More

LeBron James festoi të martën (30 dhjetor) 41-vjetorin e lindjes dhe kjo mund të ishte dita e fundit që e kalon si lojtar aktiv i NBA-së. Ylli i Los Angeles Lakers është shembulli më i jashtëzakonshëm i qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë në historinë e ligës, duke luajtur sezonin e 23-të të tij në elitën e basketbollit amerikan. Këto janë 23 faktet që e përshkruajnë këtë karrierë epike:1. Lojtari i parë që luan 23 sezone në NBA, debutoi në 2003 me Cleveland Cavaliers (11 vjet në dy periudha) dhe ka luajtur gjithashtu për Miami Heat (4 vjet) dhe Los Angeles Lakers (8…

Read More

Temperaturat e ulëta që kanë zbritur deri në –2°C në qytetin e Vlorës, në datën 1 janar, nuk i kanë ndalur vëlla e motër, Gezim Brahimaj (57 vjeç) dhe Shpresa Tafili (60 vjeç), të cilët e konsiderojnë ujin e detit si një lloj terapie kundër sëmundjeve siç shprehen vetë.Edhe në këto ditë të ftohta dimri, ata kanë sfiduar jo vetëm temperaturat e ulëta të ajrit, por edhe ujin e ftohtë të detit, duke u futur për not në zonën bregdetare të Vlorës. Sipas tyre, deti është pjesë e pandarë e jetës së tyre.Gëzimi u shpreh se ata nuk janë ndarë…

Read More

Nuk lejohet që shpejtësia e treguar nga shpejtësio-matësi të jetë më e ulët se shpejtësia reale – për shembull, nëse po vozitni 80 km/h, shpejtësia e shfaqur në panel nuk mund të jetë 78 km/h. Me sa duket, shumica prej nesh e dinë që shpejtësio-matësi në automjete nuk janë pajisje shumë precize. Ka disa arsye për këtë, dhe një nga më të rëndësishmet është se shpejtësia e automjetit zakonisht matet nga shpejtësia e rrotullimit të rrotave. Gomat shpesh ndryshojnë dimensionet me kalimin e kohës – për shkak të ndryshimeve të madhësisë, konsumimit apo ndryshimeve të tjera – dhe diametri i…

Read More

Profeti vetëshpallur nga Gana, Evans Eshun, i njohur gjerësisht si Ebo Noah, është arrestuar nga Shërbimi Policor i Ganës, pas përhapjes së profecive të tij që tërhoqën vëmendjen e masave dhe medieve.Ebo Noah kishte fituar famë në internet dhe mediat sociale për parashikimin e tij të një përmbytjeje globale që, sipas tij, do të fillonte më 25 dhjetor. Ai gjithashtu kishte nisur ndërtimin e “arkave” të mëdha, të destinuara për të strehuar besimtarët e tij gjatë kësaj katastrofe që pritej. Shumë qytetarë dhe ndjekës e morën seriozisht paralajmërimin, duke shkaktuar shqetësim dhe konfuzion në disa komunitete. Shumë afrikanë po udhëtojnë…

Read More

Më 01.01.2026, në orën 04:55, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria Z.J. (29) nga Velesi. Në rr. “Dimitar Vllahov” në Veles, ai me një automjet udhëtarësh “Seat” me targa regjistrimi të Velesit, të cilin e drejtonte, është përplasur në një kandelabër metalike. Gjatë ndërmarrjes së masave në lidhje me aksidentin, u konstatua se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.66 promilë alkool në gjak.Më 01.01.2026, në orën 00:54, në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria A.Z. (19) nga f. Poroj, rrethina e Tetovës. Më herët, në rr. “Ivo Ribar Llolla”…

Read More

Liverpool dhe Leeds United nuk arritën të gjenin rrugën e golit në një përballje që përfundoi 0-0, në një ndeshje ku skuadra e Arne Slot dukej e zbehtë dhe pa ide. Ky rezultat shënon fundin e një serie pozitive për Liverpool, i cili vinte pas tri fitoreve radhazi në kampionat, por nuk arriti të krijonte raste të pastra gjatë 90 minutave.Ndeshja nisi me ritëm të moderuar, me pak aksione në portat respektive. Leeds tregoi organizim dhe përkushtim në mbrojtje, ndërsa Liverpool duket se nuk kishte ide të qarta taktike për të kaluar mbrojtjen kundërshtare. Nga ana tjetër, Leeds provonte të…

Read More