KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Boçvarski, Janevskas: Mbyllja e shkollave do t’i lërë mësuesit të papunë

Boçvarski, Janevskas: Mbyllja e shkollave do t’i lërë mësuesit të papunë

Deputeti i LSDM-së, Bllagoj Boçvarski, i drejtoi tre pyetje parlamentare ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në seancën e sotme parlamentare, të cilat lidheshin me ndryshimet e propozuara në ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm, optimizimin e paralajmëruar të rrjetit arsimor dhe pasojat që këto politika mund të kenë mbi stafin mësimdhënës, nxënësit dhe komunitetet lokale.

Boçvarski vlerësoi se ndryshimet ligjore të propozuara nuk përfaqësojnë një reformë thelbësore të sistemit arsimor, por përkundrazi ngrenë çështje serioze që lidhen me centralizimin e kompetencave, barrën shtesë financiare mbi komunat dhe të ardhmen e shkollave të vogla dhe rurale.

Ai e theksoi optimizimin e paralajmëruar të stafit mësimdhënës si veçanërisht të diskutueshëm, duke pyetur nëse procesi nuk mund të realizohet përmes një largimi natyror të punonjësve, pra me daljen e tyre në pension gradual, në vend të masave që, sipas tij, mund të kenë pasoja serioze për mësuesit, nxënësit dhe funksionimin e shkollave.

Ai paralajmëroi gjithashtu se mbyllja e mundshme e shkollave, veçanërisht në zonat rurale, mund të përshpejtojë më tej migrimin nga fshatrat në qytete, sepse në shumë vendbanime shkolla është i vetmi institucion publik që kontribuon në ruajtjen e jetës dhe të komunitetit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.