KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Islami: Deklaratat e zyrtarëve serbë dëshmojnë se retorika ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar

Islami: Deklaratat e zyrtarëve serbë dëshmojnë se retorika ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar

Analisti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq, si dhe mbrojtjes që asaj ia ka bërë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Sipas Islamit, Daçiq, të cilin e cilëson si bashkëpunëtor dhe pasues politik të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq, doli në mbrojtje të Paunoviqit pas deklaratave të saj lidhur me luftën në Kosovë.

“Ivica Daçiq, si bashkëpunëtor dhe pasues politik i Sllobodan Millosheviqit, i doli dje në mbrojtje ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq. Kjo e fundit, në një intervistë të dhënë më 11 korrik të këtij viti për median serbe Kurir, duke folur për vitet 1998–1999 dhe luftën në Kosovë, deklaroi: ‘Po të isha unë në vend të Millosheviqit, do ta bëja spastrimin etnik dhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova’ “.

Ai tha se nisur nga reagimet e ashpra vendore dhe ndërkombëtare ndaj kësaj deklarate fashiste, Daçiq bëri përpjekje për ta arsyetuar atë.

“Heshtja e Qeverisë së Serbisë, e cila nuk e ka gjykuar apo dënuar këtë qëndrim, dëshmon se ajo pranon në heshtje ambiciet për një pushtim klasik të Kosovës. Kjo retorikë nuk është risi, pasi është shprehur publikisht edhe nga vetë shefi i tyre, Aleksandër Vuçiq. Prandaj, na mbetet që të punojmë fort për forcimin e shtetit tonë në aspektin ekonomik dhe atë të sigurisë, në mënyrë që të jemi të gatshëm në çdo kohë për ta mbrojtur vendin tonë”, ka shkruar Islami në Facebook. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.