Author: korrektpress

Gjatë spektaklit u shfaq një klip i Elijonës dhe Klodit, ku u zbuluan detaje nga ajo që ka ndodhur mes dyshes ditët e fundit, përfshirë momente që publiku nuk i kishte parë më herët.Në pamje u vu re një afrimitet i madh mes tyre, kryesisht nga ana e Elijonës, e cila shihej duke e përqafuar dhe kafshuar Klodin. Megjithatë, ishte Klodi ai që vendosi kufij, duke u treguar më i rezervuar në raportin mes tyre. BBVKNga ana tjetër, Elijona dukej se po i hapte rrugë një afrimi më të madh, madje duke i shkuar Klodit edhe në krevat, gjë që…

Read More

Pepe Mel ka tërhequr së fundmi vëmendje pas një deklarate të fortë që lidhet me yllin e Barcelonës, Pedri.Reprezentuesi spanjoll, i cili konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në botë, ka punuar me Mel gjatë periudhës së tyre së bashku te Las Palmas. Në fakt, Mel ka luajtur një rol kyç në ngritjen fillestare të Pedrit, me spanjollin që ka zhvilluar plot 37 ndeshje zyrtare nën drejtimin e tij.Edhe pse Pedri u transferua më pas te Barcelona, Mel ka zbuluar në një intervistë të fundit për Radioestadio Noche se ish-lojtari i Las Palmas ishte ndjekur edhe nga Real Madridi.Mel…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përditësimin e fundit të 3 janarit, në ora 08:25 bën të ditur se janë publikuar rezultatet e 75 për qind të votave që janë dhënë në përfaqësi diplomatike, ose 30 nga 40 kutitë e votimit.Deri tani, nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka marr numrin më të madh të votave nga diaspora që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike, me 87.15 për qind. Më pas është Partia Demokratike e Kosovës me 5.50 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 4.87 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është me 1.59 për qind, Kosova Demokratik Turk Partisi me…

Read More

Banorja Saranda Hoda, e njohur si Sasa, është larguar nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke u bërë banorja e radhës që i jep fund rrugëtimit të saj në këtë format.Sasa ka lënë shtëpinë me vetëdëshirë, duke sqaruar se vendimi i saj lidhet me arsye shëndetësore. Ajo ka bërë të ditur se gjatë muajit janar duhet të kryejë disa vizita mjekësore jashtë Kosovës, të cilat i ka të planifikuara prej kohësh.Gjatë deklarimit të saj, Sasa theksoi se nuk e ndiente më veten plotësisht prezente dhe e përfshirë në dinamikën e lojës brenda shtëpisë, çka e shtyu të marrë vendimin…

Read More

Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në veriperëndim hera-herës në intervale të shkurtra kohore priten reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e stuhive, ndërsa në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore reshjet e borës do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 10m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri…

Read More

Klubi turk Fenerbahce raportohet se ka kontaktuar Milanin për të pyetur jo vetëm për Christopher Nkunku, por edhe për Youssouf Fofana.Afati kalimtar i janarit ka nisur dhe kuqezinjtë kanë bërë tashmë një përforcim, duke siguruar Niclas Fullkrug nga West Hami në formë huazimi, me opsion blerjeje në fund të sezonit.Në këtë kontekst, ka pasur sugjerime se Nkunku mund të largohet vetëm gjashtë muaj pas transferimit të tij nga Chelsea. Fenerbahce thuhet se është e interesuar për sulmuesin, i cili aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Megjithatë, Calciomercato.com pretendon se ai nuk është lojtari…

Read More

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka shpallur vitin 2026 një “vit të përshpejtimit polak”, duke premtuar se do të ndërtojë “ushtrinë më të fuqishme në Evropë”, do të rrisë investimet në infrastrukturë dhe do të mbajë qëndrim më të ashpër ndaj krimit.Në një takim të vitit të ri, Tusk tha se qeveria e tij do të përshpejtojë zgjerimin ushtarak, do të nisë projekte të mëdha infrastrukturore dhe do të vazhdojë atë që e quajti “ripolonizim” dhe rindërtim të industrive kryesore, përfshirë sektorin e mbrojtjes.”Ne do të përshpejtojmë ndërtimin e ushtrisë më të fuqishme në Evropë. Ne do të përshpejtojmë investimet…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe vende- vende me riga shiu.IHK njofton se vranësirat në viset e larta malore parashihen të sjellin fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 grade Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta malore parashihet borë e dobët.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1deri 1 gradë Celsius, ndërsa…

Read More

“Mrekullitë ndodhin vërtet”, sipas Xhulietës.56-vjeçarja thotë se lutjet e saj u plotësuan pasi humbi djemtë binjakë dhe vite më vonë, pati një fëmijë të shëndetshëm, të quajtur Leo.”Pas vdekjes së binjakëve, nuk isha e sigurt se si do të shkonte jeta ime dhe kur u dha diagnoza dhe prognoza për Leon se ai mund të mos mbijetonte dhe shtatzënia do të ishte e vështirë, nuk e dija me siguri nëse Zoti do të kryente një mrekulli”, kujton ajo.”Por besimi im mbeti i pandryshuar dhe unë thjesht u përqendrova në atë grimcë besimi që kisha dhe vazhdova të lutesha, të besoja,…

Read More

Gjatë një rrëfimi shumë prekës në Big Brother VIP Kosova, Bia ka folur për dhunën që ka përjetuar nga babai i saj kur ishte ende fëmijë dhe për emocionet e përziera që kjo situatë i ka lënë. Ajo ka treguar se, përkundër të kaluarës së dhimbshme, e ka falur babain e saj.“E kam falur, por nuk e kuptoj pse ai kurrë s’më ka kërkuar”, tha Bia, duke reflektuar mbi mungesën e një shpjegimi ose pendimi nga ana e tij. BBVK/YouTube“Edhe unë do të doja të dija pse ai i ka bërë gjithë këto gjëra, por nuk e di. Unë e…

Read More