KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

32 vjeçari nga Tetova në gjendje të dehur tentoi të grabisë në një kazino, policia e privon nga liria

32 vjeçari nga Tetova në gjendje të dehur tentoi të grabisë në një kazino, policia e privon nga liria

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar nga Tetova, i dyshuar për tentativë grabitjeje në një kazino, ku sipas hetimeve, kishte kërcënuar punonjësit me thikë.

Pas arrestimit u konstatua se ai ishte në gjendje të dehur.

“Më 15 korrik 2026, në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria K.V. (32) nga Tetova, pasi dyshohet se po atë ditë, rreth orës 11:05, kishte tentuar të kryente veprën penale “grabitje” në një kazino në qytet, duke kërcënuar punonjësit me thikë”, thonë nga MPB.

Pas arrestimit të tij është kryer kontroll, ndërsa alkotesti ka treguar se ai kishte 2.49 promilë alkool në gjak.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.