Author: korrektpress

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak pas mesnatës në Prishtinë, tek udhëkryqi i konvikteve,Në këtë aksident janë përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës dhe një veturë taksi.Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, shihet se të dyja veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.Pllana bëri të ditur se katër persona janë lënduar.“Rreth orës 00:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku melëndime në rrugën “Xhevë Lladrovci në Prishtinë. Në aksident janmë përfshirë dy vetura, si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë…

Read More

Pas zjarrit të natës së Vitit të Ri në Crans-Montana, Zvicra e ka shpallur të premten, 9 janar, ditë zie. Në orën 14:00, kambanat e kishave do të bien në të gjithë vendin ndërsa fillon një ceremoni mortore në vendpushimin e famshëm, shkruan Le Nouvelliste .Në të njëjtën kohë, është planifikuar një minutë heshtje. “Në këtë moment uniteti, çdo person në Zvicër do të jetë në gjendje të reflektojë personalisht mbi viktimat e katastrofës”, tha presidenti i konfederatës, Guy Parmelin.Ai konfirmoi se vetë do të marrë pjesë në ceremoninë në Crans-Montana, së bashku me një delegacion nga Këshilli Federal dhe…

Read More

Paul Mescal, i cili aktualisht është në kulmin e famës së tij, deklaroi se dëshiron të fillojë ta ‘përmirësojë’ punën e tij.Ai theksoi se është gati të ngadalësojë ritmin dhe të bëjë një pushim nga jeta publike, shkruan The Guardian.Mescal u bë i famshëm për rolin e tij në serialin “Normal People”, dhe pas këtij roli karriera e tij filloi të zhvillohej, e ndjekur nga filma të tillë si “Aftersun” dhe “All of Us Strangers” si dhe “Gladiator II”. – YouTube www.youtube.com Përveç kësaj, drama historike “Hamnet” në të cilën ai luajti një rol do të shfaqet nga java e…

Read More

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve janë numëruar 72.83 për qind e votave me postë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 67 nga gjithsej 92 kuti të votimit me postë.Nga rezultatet preliminare, prin Lëvizja Vetëvendosje me 72.56 për qind të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.62 për qind dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 8.19 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 4.73 për qind të votave. Ndryshe sipas një njoftimi nga KQZ, nga fillimi i procesit të numërimit (e shtunë,…

Read More

Kjo javë nis me mot kryesisht të vranët, i shoqëruar herë pas here me riga shiu dhe fjolla bore. Vranësirat do të jenë prezente gjatë gjithë javës, ndërsa reshjet do të jenë më të theksuara në disa zona.Temperaturat minimale dhe maksimale do të mbeten mbi vlerat zero deri të mërkurën, me përjashtim të viseve malore, ku mund të paraqiten ngrica të dobëta. Nga e enjtja pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, të cilat do të zbresin dukshëm nën zero.Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me intensitet mesatar, ndërsa lokalisht mund të jetë e fortë.E hënë – Moti…

Read More

Si ta dalloni intuitën e vërtetë nga frika, stresi dhe ankthi kolektivNëse keni ndjesinë se duhet të bëni diçka sepse ju duket e drejtë dhe e mirë për ju, dëgjojeni atë zë të qetë të brendshëm. Por nëse që në mendimin e parë për një vendim shfaqen frikë, parehati ose shtrëngim në stomak, ndoshta kjo është pikërisht shenja se nga ajo ide duhet të hiqni dorë. Çfarë është intuita? Frikë, stres i akumuluar apo intuitë: mes ankthit kolektiv dhe mbingarkesës së informacionit Në kohën ku jetojmë, të mbushur me pasiguri, shqetësime dhe lajme të këqija të vazhdueshme, është pothuajse e…

Read More

Procesi i numërimit të votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po shkon drejt fazës përfundimtare.Sipas përditësimit të fundit, deri më tani janë procesuar 68 nga 92 njësitë e votimit, që përfaqësojnë 73.91 për qind të totalit të votave me postë.Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë bindshëm në votat e diasporës, duke siguruar 72.39 për qind të tyre, respektivisht 14,098 vota.Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.57 për qind të votave, apo 2,058 vota.Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 8.24 për qind, që përkthehet në 1,605…

Read More

Adam Sandler (59 vjeç) beson se dashuria e tij me gruan Jackie Sandler ishte e shkruar në yje. Aktori i famshëm tha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Palm Springs se është i bindur se do të ishte i martuar me Jackien sot, edhe nëse nuk do të ishte bërë një yll i Hollivudit, shkruan People.Sandler pranoi çmimin prestigjioz të Presidentit të shtunën, më 3 janar, për punën e tij në filmin “Jay Kelly”, një komedi-dramë me protagonist George Clooney. – YouTube www.youtube.com Pasi u prezantua nga bashkë-aktorja Laura Dern, Sandler reflektoi në fjalimin…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar të dielën arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se rendi juridik ndërkombëtar dhe Karta e Kombeve të Bashkuara “nuk funksionojnë më”.Duke folur për media në Beograd, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, Vuçiq tha se në politikën globale sot mbizotëron “ligji i forcës”.“Në botë sot mbizotëron ligji i forcës, ligji i të fortit. Ky është i vetmi parim i politikës bashkëkohore që ekziston sot në botë”, deklaroi Vuçiq.Shtetet e Bashkuara arrestuan Maduron dhe bashkëshorten e tij gjatë një operacioni të shpejtë…

Read More

Votuesit në të gjithë kontinentin evropian do të përballen me zgjedhje të rëndësishme këtë vit, duke vendosur për të ardhmen politike dhe gjeopolitike të Bashkimit Evropian. Euronews sjell një pasqyrë të testeve kryesore elektorale që presin BE-në dhe vendet e tjera europiane në vitin 2026.Viti 2025 rezultoi vendimtar për zgjedhjet në shumicën e vendeve të BE-së. Rumania u përfshi në qendër të fushatave të koordinuara të ndërhyrjes së huaj në rrjetet sociale, ndërsa kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, nuk arriti të konsolidojë pozicionin e partisë së tij kundër konservatorëve në garën presidenciale.Ndërkohë, Kristiandemokratët rikthyen pushtetin në Gjermani, ndërsa miliarderi i…

Read More