KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Basha: Po zëvendësohen gabionet e dëmtuara në rrugën Mitrovicë–Bajgorë

Basha: Po zëvendësohen gabionet e dëmtuara në rrugën Mitrovicë–Bajgorë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimas Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet për zëvendësimin e gabioneve të dëmtuara në rrugën Mitrovicë–Bajgorë, në kuadër të ndërhyrjeve për rritjen e sigurisë në këtë aks rrugor.

Sipas Bashës, përveç zëvendësimit të gabioneve, në disa pjesë të segmentit do të vendosen edhe mbrojtëse anësore të reja, me qëllim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për pjesëmarrësit në trafik.

Ai bëri të ditur gjithashtu se Ministria është duke punuar në hartimin e projektit për rehabilitimin e pjesës së mbetur të kësaj rruge.

“Njëkohësisht, po punojmë në hartimin e projektit për rehabilitimin e pjesës së mbetur të rrugës, duke përfshirë edhe rivitalizimin e urave përgjatë këtij segmenti”, ka shkruar Basha.

Sipas ministrit, këto investime synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e standardeve të sigurisë në një nga segmentet e rëndësishme rrugore të vendit. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.