KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Cristiano Ronaldo shijon pushimet me Georgina Rodriguez pas Kupës së Botës

Cristiano Ronaldo shijon pushimet me Georgina Rodriguez pas Kupës së Botës

Cristiano Ronaldo po shijon pushimet në shoqërinë e të fejuarës së tij, Georgina Rodriguez, vetëm pak ditë pasi i dha lamtumirën Kupës së Botës, turneut që e cilësoi si të fundit në karrierën e tij.

Çifti publikoi një video argëtuese në TikTok, ku shfaqen duke kaluar momente relaksi pranë ujit.

Georgina Rodriguez tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj me bikini të zeza, ndërsa Ronaldo u pa duke notuar dhe duke shijuar kohën me partneren e tij, shkruan DailyMail.

Pamjet u bënë shpejt virale në rrjetet sociale, me fansat që komentuan harmoninë dhe humorin e çiftit.

Pak para ndeshjes së Portugalisë ndaj Spanjës, 41-vjeçari konfirmoi se Kupa e Botës 2026 ishte e fundit për të.

“Ky do të jetë Botërori im i fundit, por shpresoj që nesër të mos jetë ndeshja ime e fundit. Ka qenë përvoja më emocionale që kam jetuar në një Kupë Bote”, ishte shprehur ai.

Cristiano dhe Georgina janë bashkë prej tetë vitesh dhe u fejuan në gusht të vitit të kaluar.

Së fundmi, futbollisti ka treguar edhe detaje nga propozimi romantik, duke zbuluar se i kërkoi dorën partneres në orët e para të mëngjesit, në një moment spontan që u bë edhe më i veçantë nga prania e fëmijëve të tyre. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.