- Kaos para debutimit në Botëror, Uruguai bllokohet në aeroport për shkak të një gabimi të FIFA-s
- Diallo hero në fund të ndeshjes, Bregu i Fildishtë mposht Ekuadorin
- Shtëpia prej 40 metrash katrorë që dëshmon se pushimi i vërtetë nuk kërkon luks
- J.Lo nuk është dukur kurrë më provokuese: Ije të zbuluara, dekolte i thellë dhe figurë që të lë pa frymë
- Duket e çuditshme, por trupi mund t’ju falënderojë: Pse duhet të uleni ndonjëherë në dysheme
- Iran also confirms agreement with the US: Ceasefire and end of military operations
- US and Iran reach deal, says Trump and Pakistani PM
- Edhe Irani konfirmon marrëveshjen me SHBA-në: Armëpushim dhe fund të operacioneve ushtarake
Author: korrektpress
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku mori vendim për të ulur tarifat për ngrohje për Prishtinë dhe Gjakovë.Kryetari i bordit të kësaj zyre, Ymer Fejzullahu ka bërë të ditur për Telegrafin se është ulur për rreth 4 për qind tarifa për ata që ngrohen nga Termokosi në Prishtinë dhe rreth 5% tarifa e ngrohjes në Gjakovë.“Po e mbajtëm mbledhjen dhe morëm vendim për zbritje të tarifave. 5% ke për Gjakovën dhe 4% për Termokosin vetëm për konsumatorët me matje”, tha Fjezullahu.Për sezonin e ngrohjes për vitin 2026, tarifat e miratuara…
Pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova, një moment me ngacmime dhe ironi mes Fjolla Morinës dhe Benita Zenës ka tërhequr vëmendjen e publikut.Ngjarja ka ndodhur natën vonë, në prani të disa banorëve, ku Fjolla me tone shakaje, i është drejtuar Benitës duke i thënë: “Benita, eja, eja pak te Toney, eja në mes nesh të të ndezim pak”.Përgjigjja e Benita Zenës nuk ka vonuar, duke ia kthyer me ironi: “Unë e ndezur jam”. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)Ky shkëmbim replikash u perceptua si një moment humori dhe provokimi të…
MPB ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person i moshës 36-vjeçare është arrestuar në Strumicë, pasi siç bëjnë të ditur, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur marihuanë.“Më 29.12.2025, në orën 17:30, në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria A.F. (36) nga Strumica. Gjatë bastisjes së shtëpisë të tij, të realizuar me urdhër gjykate, është gjetur marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit tek ai janë gjetur disa pako me amfetaminë.Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës.Pas dokumentimit të rastit, ndaj A.F.…
Për të ruajtur gjasat për të qenë pjesë e Kupës së Botës, Marc-Andre ter Stegen pritet të ndryshojë ambient këtë dimër. Skenari i një transferimi te një rival i drejtpërdrejtë në La Liga po bëhet gjithnjë e më realist.Sipas indikacioneve të fundit, portieri 33-vjeçar mund të largohet nga Barcelona për t’u transferuar te Girona. Një lëvizje e tillë do t’i garantonte atij statusin e titullarit, sidomos për shkak të largimit të pritshëm të Dominik Livakovic. Operacioni nuk do të kërkonte një tarifë transferimi, ndërsa paga e lartë e Ter Stegen do të ishte e përballueshme për Gironën falë mbështetjes financiare…
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një shtëpi banimi pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë njëvjeçar.Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor.“Sot, më 30 dhjetor 2025, rreth orës 10:00, është raportuar një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit. Një fëmijë rreth 1 vjeç ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim në Emergjencë,” tha Bytyqi për Telegrafin.Ai bëri të ditur…
Bekim Hamëz Jashari sot në Ditën e Veteranit ka kujtuar se 34 vjet më parë, në ora 05:15, në një mëngjes të ftohtë dhe me borë, forcat serbe kishin filluar sulmet drejtë kullave, brenda të cilave gjendej Kryekomandanti Adem Jashari, Hamëza Jashari e Rifat Jashari dhe që të gjithë bashkë pas shumë orë luftimesh arritën të zmbrapsnin forcat serbe.Jashari në një postim në Facebook shkruan se nga 30 dhjetori i vitit 1991 kryekomandanti Legjendar Adem Jashari dhe shokët e tij vepruan e punuan pa u ndalur në male e fusha deri në rënien e tyre heroike. Lexoni të plotë postimin:30…
Juventusi është i vendosur të sjellë tre përforcime në afatin kalimtar të janarit dhe i ka vënë syrin ish-sulmuesit të krahut, Federico Chiesa dhe yllit të Real Madridit, Gonzalo Garcia.Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi dëshiron t’i japë Luciano Spallettit tre lojtarë të rinj në afatin kalimtar të dimrit.Prioriteti i Bianconerëve është të forcojnë ekipin në mesfushën qendrore, por takimet e fundit midis Spallettit dhe drejtorëve të klubit kanë nxjerrë në pah nevojën e trajnerit për të marrë përforcime edhe në zona të tjera të fushës. Mesfushori i West Ham, Guido Rodriguez, është një objektiv në mesfushën qendrore, ndërsa Brooke…
Vitin e kaluar, në Maqedoni u mblodhën gjithsej 637.471 ton mbeturina komunale, që është një rritje krahasuar me vitet e kaluara, thuhet në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni.”Në të njëjtën kohë, sasia totale e vlerësuar e mbeturinave komunale të gjeneruara është 790.866 ton, që është një rënie krahasuar me periudhën e mëparshme. E gjithë sasia e mbeturinave komunale të mbledhura përfundoi në deponi.Mesatarisht, çdo banor gjeneroi 438 kilogramë mbeturina komunale, një rënie e konsiderueshme krahasuar me vitin 2023, kur mesatarja ishte 503 kilogramë për banor.Mbetjet komunale përfshijnë mbeturinat shtëpiake, duke përfshirë mbeturinat e rënda, si…
Me afrimin e Vitit të Ri, shtëpitë mbushen me atmosferë festive dhe lista e blerjeve zgjatet.Për ta bërë këtë harxhim më të lehtë dhe më të mençur, Emona Center vjen me zbritje speciale të fundvitit, duke ofruar mundësi ideale për blerje me çmime të favorshme. Gjatë këtyre ditëve në Emona Center, mund të përfitoni nga çmime të lira për gjithçka që nevojitet për sofrën e Vitit të Ri.Nga pije të ndryshme, snacks, proshuta, mishi, djathërat dhe produktet ushqimore festive, Emona Center sjell oferta që e bëjnë përgatitjen e festës më të përballueshme.Zbritjet nuk ndalen vetëm te ushqimi. Në ofertë përfshihen…
Debati mes Brikenës dhe Stenaldos ka vijuar, por me tone më të larta. Gjatë diskutimit, Stenaldo iu drejtua Brikenës duke i thënë se ajo nuk mund ta mbrojë. Nga ana tjetër, Brikena u shpreh se ishte ndier keq për një fjali të thënë më herët, duke tentuar të shpjegojë qëndrimin e saj.Mirëpo, kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Stenaldo, i cili reagoi menjëherë: “Si mund të ndihesh keq ti për atë fjali, kur unë nuk u ndjeva keq. Unë ju kam kundërshtar të gjithëve dhe mos e merrni për dobësi qasjen time prej njeriu të edukuar”. BBVA/InstagramMë pas, Stenaldo…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari