KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

KEDS paralajmëron: Moti i keq mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike

KEDS paralajmëron: Moti i keq mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike

KEDS Energy ka njoftuar se kushtet e pafavorshme atmosferike, të karakterizuara nga erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe breshër, mund të ndikojnë në stabilitetin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit.

Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet teknike janë angazhuar në terren me kapacitete të shtuara dhe po monitorojnë vazhdimisht gjendjen, me qëllim që të ndërhyjnë sa më shpejt në rast të dëmtimeve në rrjet.

“Kushtet atmosferike mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rrjetin e shpërndarjes, ndërsa ekipet tona janë të gatshme për intervenim të menjëhershëm dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim në rast të ndërprerjeve të përkohshme, duke theksuar se prioritet mbetet siguria dhe rikthimi i energjisë në kohën më të shkurtër të mundshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.