KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjermania shënon rritje të rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve

Gjermania shënon rritje të rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve

Numri i rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Gjermani vazhdon të rritet, sipas të dhënave më të fundit të policisë kriminale federale (BKA).

Autoritetet gjermane njoftuan të martën se numri i rasteve të regjistruara të abuzimit seksual ndaj fëmijëve në Gjermani është rritur ndjeshëm gjatë pesë viteve të fundit. Sipas policisë, në vitin 2025 janë regjistruar 17.126 raste të tilla.

Ekspertët theksojnë se rritja e rasteve lidhet pjesërisht edhe me zbulimin më të mirë të krimeve dhe me gatishmërinë më të madhe për t’i raportuar ato, raporton dpa.

Policia federale gjermane thekson se autorët gjithnjë e më shpesh përdorin rrjetet sociale, aplikacionet e mesazheve dhe platformat e lojërave online për të krijuar kontakt me të miturit.

Për këtë arsye, autoritetet po kërkojnë forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zgjerimin e kompetencave të hetuesve për të luftuar këtë lloj kriminaliteti.

Organizatat për mbrojtjen e fëmijëve kërkojnë më shumë investime në parandalim, edukim dhe mbështetje për viktimat, duke theksuar se mbrojtja e fëmijëve duhet të jetë prioritet kombëtar.

Ato u bëjnë thirrje prindërve që të jenë më të kujdesshëm ndaj aktivitetit të fëmijëve në internet dhe të flasin hapur me ta për rreziqet që mund të hasin në botën digjitale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.