- Kryeministri pakistanez, Sharif: Marrëveshja e paqes SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve
- El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë
- Ahmeti: BDI formëson gjenerata të reja, unë nuk do të jem kryetar por do të bëhem veteran
- “Njolla e ftohtë” misterioze në Atlantik, shkencëtarët: Mund të jetë ogurzezë
- Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, LVV mbi 83 për qind të votave
- Vendoseni të kuqin këtu, jo vetëm në faqe: Truku veror i Victoria Beckhamit
- Rita Ora mbështet Bebe Rexhën pas publikimit të albumit “Dirty Blonde”, ndan me fansat projektin e ri të artistes shqiptare
- Ai ishte lojtari më anonim në botë, tani është një yll i ndjekur nga miliona njerëz
Author: korrektpress
Pep Guardiola ka fituar 18 trofe me Manchester Cityn, duke përfshirë gjashtë tituj të Ligës Premier, triumfin e parë të klubit në Ligën e Kampionëve, një tripletë vendase, një tripletë kontinentale, një sezon lige me 100 pikë dhe katër tituj radhazi lige. Zëvendësimi i dikujt me këtë trashëgimi nuk do të jetë kurrë i lehtë.Emri i Guardiolës ka filluar të flitet shumë së fundmi rreth një largimi të tij nga Etihad pas një dekade pune të mbushur me trofe, ndërsa shumë emra të njohur janë përmendur si pasues të tij. Momentalisht nuk ka një pasardhës të dukshëm të Guardiolës, por…
Temperatura më të ulëta këtë mëngjes janë regjistruar në Kodrën e Diellit me -15 gradë celsius.Siç raportohet nga DPHM, -14 gradë janë matur në Berovë, -12 në Mavrovë, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Manastir, -11 në Pretor dhe Ohër, -10 në Shkup – Petrovec, Prilep, Tetovë, Demir Kapi, Veles, Shtip dhe Pozharanë, -9 në Strumicë dhe Gjurishtë, -8 në Shkup – Zajçev Rid, Vinicë dhe Kavadar dhe -4 gradë në Gjevgjeli.Temperatura maksimale sot priten të jenë nga -1 deri në 6 gradë./Telegrafi/
Policia e Kosovës ka zbatuar një plan operativ me masa të shtuara sigurie gjatë festës së ndërrimit të mot-moteve, me qëllim të garantimit të rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve në mbarë vendin.Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka rritur prezencën në lokacione ku pritej përqendrim më i madh i qytetarëve, ndërsa “është paraparë shtimi i masave të sigurisë dhe prezencës policore në lokacione apo ambiente ku pritej të ketë përqendrim, festime apo prezencë më të madhe të qytetarëve gjatë festës”.Në kuadër të këtij plani operativ, Policia ka pasur fokus të veçantë edhe në trafikun rrugor, pikat e kalimit kufitar dhe aeroportin…
Një rast i dyshuar i keqpërdorimit të detyrës zyrtare është raportuar më 31 dhjetor 2025 në Spitalin e Gjilanit, konkretisht në repartin e oftalmologjisë.Sipas raportimit, 185 doza ampula, të cilat ishin duke u ruajtur në frigorifer, janë dëmtuar, ndërsa dyshohet se stafi përgjegjës ka dështuar t’i ruajë ato sipas normave të lejuara. Si pasojë, është shkaktuar një dëm material që vlerësohet rreth 20.000 euro.Lidhur me rastin është informuar prokurori kompetent, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse për të sqaruar përgjegjësinë dhe rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/
Teyana Taylor dhe Aaron Pierre janë ndarë pas më pak se një viti lidhjeje, bëjnë të ditur burime ekskluzive për Page Six.Lajmi për ndarjen vjen pasi në internet filluan të qarkullonin thashetheme të pakonfirmuara se ata ishin ndarë. Arsyeja e ndarjes mbetet e paqartë, por burimet thonë se ata kanë ndjekur rrugë të ndara.Taylor është nominuar për një Golden Globe në kategorinë e aktores më të mirë në rol dytësor në një film artistik për filmin e saj më të fundit, One Battle After Another. Ndërkohë, projektet e ardhshme të Pierre përfshijnë filmin e radhës të sagës Star Wars, Star…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.”Komunikacioni në rrugën drejt vendkalimit kufitar Qafë Thanë vazhdon të jetë i ndërprerë”, thonë nga LAMM./Telegrafi/
Zohran Mamdani është betuar si kryetar bashkie i qytetit të Nju Jorkut, duke u bërë myslimani i parë dhe personi më i ri në breza që bën betimin në qytetin më të madh të Shteteve të Bashkuara.Mamdani, një demokrat, u betua në një stacion historik metroje në Manhattan menjëherë pas mesnatës të së enjtes, duke vendosur dorën mbi një Kuran ndërsa bënte betimin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.”Ky është vërtet nderi dhe privilegji i një jete”, ka thënë Mamdani.Ceremonia, e administruar nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, një aleate politike, u zhvillua në stacionin e vjetër…
Përdoruesit e iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max po raportojnë një zë statik ose fishkëllimë në altoparlant që ndodh kur telefoni është duke u karikuar. Disa përdorues thonë se tingulli tingëllon si statik i një radioje të vjetër, dhe mund të dëgjohet edhe kur nuk ka ndonjë audio aktive apo kur volumi është shumë i ulët apo i fikur plotësisht. Ky problem mund të ndodhë me të gjitha llojet e karikuesve, përfshirë edhe karikuesit origjinalë të Apple, si dhe karikimin MagSafe, megjithëse me MagSafe tingulli duket më i qetë. – YouTube www.youtube.com Tingulli zakonisht zhduket kur telefoni shkëputet…
Një rast i rëndë është raportuar më 31 dhjetor 2025 në Fushë Kosovë, ku rreth orës 05:30 një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore pas një ngjarjeje të dyshuar si dhunim seksual.Sipas deklarimit të viktimës, asaj fillimisht i janë dhënë alkool dhe substanca narkotike, ndërsa më pas është dhunuar në një motel nga dy persona meshkuj të panjohur. Tutje, viktima ka deklaruar se është futur me forcë në një veturë dhe më pas është lënë në rrugë.Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë policore, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime të…
Nga sot (1 janar 2026) hynë në fuqi vendimi i KRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.Nga Komisioni Rregullator për Energjetik më herë kanë njoftuar se rritje të çmimit të energjisë elektrike do të ketë në tri blloqet.”KRRE ka vendosur që çmimi i energjisë elektrike në bllokun e parë të rritet me 2.45%. Për bllokun e dytë rritja është 2.87%, ndërsa për bllokun e tretë, rritja e çmimit do të jetë 3.32%. Për tarifën e lirë të energjisë elektrike rritja do të je për 2.50%”, njoftuan nga KRRE.Kryetari i KKRE,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari