Author: korrektpress

Ndonëse është obligim, megjithatë janë rreth 100 zyrtarë publikë të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë e Parandalimit për Korrupsion, e ndaj të cilëve iu janë dhënë edhe gjoba. Një rritje e lehtë vlerësohet të jetë bërë edhe për rastet e konfliktit të interesit.Nga këta zyrtarë, Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online, tregon se 15 prej tyre nuk i kanë paguar gjobat dhe ndaj të cilëve është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit. “Ne tashmë jemi në një nivel të qëndrueshëm të deklarimit të…

Read More

Pep Guardiola ka fituar 18 trofe me Manchester Cityn, duke përfshirë gjashtë tituj të Ligës Premier, triumfin e parë të klubit në Ligën e Kampionëve, një tripletë vendase, një tripletë kontinentale, një sezon lige me 100 pikë dhe katër tituj radhazi lige. Zëvendësimi i dikujt me këtë trashëgimi nuk do të jetë kurrë i lehtë.Emri i Guardiolës ka filluar të flitet shumë së fundmi rreth një largimi të tij nga Etihad pas një dekade pune të mbushur me trofe, ndërsa shumë emra të njohur janë përmendur si pasues të tij. Momentalisht nuk ka një pasardhës të dukshëm të Guardiolës, por…

Read More

Temperatura më të ulëta këtë mëngjes janë regjistruar në Kodrën e Diellit me -15 gradë celsius.Siç raportohet nga DPHM, -14 gradë janë matur në Berovë, -12 në Mavrovë, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Manastir, -11 në Pretor dhe Ohër, -10 në Shkup – Petrovec, Prilep, Tetovë, Demir Kapi, Veles, Shtip dhe Pozharanë, -9 në Strumicë dhe Gjurishtë, -8 në Shkup – Zajçev Rid, Vinicë dhe Kavadar dhe -4 gradë në Gjevgjeli.Temperatura maksimale sot priten të jenë nga -1 deri në 6 gradë./Telegrafi/

Read More

Policia e Kosovës ka zbatuar një plan operativ me masa të shtuara sigurie gjatë festës së ndërrimit të mot-moteve, me qëllim të garantimit të rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve në mbarë vendin.Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka rritur prezencën në lokacione ku pritej përqendrim më i madh i qytetarëve, ndërsa “është paraparë shtimi i masave të sigurisë dhe prezencës policore në lokacione apo ambiente ku pritej të ketë përqendrim, festime apo prezencë më të madhe të qytetarëve gjatë festës”.Në kuadër të këtij plani operativ, Policia ka pasur fokus të veçantë edhe në trafikun rrugor, pikat e kalimit kufitar dhe aeroportin…

Read More

Një rast i dyshuar i keqpërdorimit të detyrës zyrtare është raportuar më 31 dhjetor 2025 në Spitalin e Gjilanit, konkretisht në repartin e oftalmologjisë.Sipas raportimit, 185 doza ampula, të cilat ishin duke u ruajtur në frigorifer, janë dëmtuar, ndërsa dyshohet se stafi përgjegjës ka dështuar t’i ruajë ato sipas normave të lejuara. Si pasojë, është shkaktuar një dëm material që vlerësohet rreth 20.000 euro.Lidhur me rastin është informuar prokurori kompetent, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse për të sqaruar përgjegjësinë dhe rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/

Read More

Teyana Taylor dhe Aaron Pierre janë ndarë pas më pak se një viti lidhjeje, bëjnë të ditur burime ekskluzive për Page Six.Lajmi për ndarjen vjen pasi në internet filluan të qarkullonin thashetheme të pakonfirmuara se ata ishin ndarë. Arsyeja e ndarjes mbetet e paqartë, por burimet thonë se ata kanë ndjekur rrugë të ndara.Taylor është nominuar për një Golden Globe në kategorinë e aktores më të mirë në rol dytësor në një film artistik për filmin e saj më të fundit, One Battle After Another. Ndërkohë, projektet e ardhshme të Pierre përfshijnë filmin e radhës të sagës Star Wars, Star…

Read More

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.”Komunikacioni në rrugën drejt vendkalimit kufitar Qafë Thanë vazhdon të jetë i ndërprerë”, thonë nga LAMM./Telegrafi/

Read More

Zohran Mamdani është betuar si kryetar bashkie i qytetit të Nju Jorkut, duke u bërë myslimani i parë dhe personi më i ri në breza që bën betimin në qytetin më të madh të Shteteve të Bashkuara.Mamdani, një demokrat, u betua në një stacion historik metroje në Manhattan menjëherë pas mesnatës të së enjtes, duke vendosur dorën mbi një Kuran ndërsa bënte betimin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.”Ky është vërtet nderi dhe privilegji i një jete”, ka thënë Mamdani.Ceremonia, e administruar nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, një aleate politike, u zhvillua në stacionin e vjetër…

Read More

Përdoruesit e iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max po raportojnë një zë statik ose fishkëllimë në altoparlant që ndodh kur telefoni është duke u karikuar. Disa përdorues thonë se tingulli tingëllon si statik i një radioje të vjetër, dhe mund të dëgjohet edhe kur nuk ka ndonjë audio aktive apo kur volumi është shumë i ulët apo i fikur plotësisht. Ky problem mund të ndodhë me të gjitha llojet e karikuesve, përfshirë edhe karikuesit origjinalë të Apple, si dhe karikimin MagSafe, megjithëse me MagSafe tingulli duket më i qetë. – YouTube www.youtube.com Tingulli zakonisht zhduket kur telefoni shkëputet…

Read More