Author: korrektpress

Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital, fizioterapisti Blend Bytyqi foli për dhimbjet më të shpeshta të trupit, me fokus të veçantë edhe te hernia diskale, një diagnozë që shpesh shkakton frikë te pacientët. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse hernia diskale është diagnozë për t’u frikësuar apo një gjendje që mund të menaxhohet, Bytyqi tha se ajo duhet marrë seriozisht, por jo çdo rast nënkupton automatikisht problem të rëndë.“Hernia diskale është një problem shumë serioz, por jo çdoherë çka tregon rezonanca është ajo se çka ka trupi”, tha ai.Sipas fizioterapistit, në shumë raste pacientët bazohen…

Read More

Liverpooli ka konfirmuar gjatë ditës së sotme (e shtunë) zyrtarisht shkarkimin e trajnerit holandez, Arne Slot, pas dy sezoneve në krye të ekipit.Slot erdhi në verën e vitit 2024 të Liverpooli, duke fituar në sezonin e tij të parë titullin e Ligës Premier, por në sezonin që sapo ka përfunduar, ai ka dështuar totalisht edhe përkundër përforcimeve të mëdha.Duke mbyllur sezonin pa trofe dhe me një formë shumë të luhatshme e cila gati sa ia rrezikojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, drejtuesit e Reds kanë marrë vendim për të shkarkuar trajnerin holandez.Liverpool FC can confirm Arne Slot is to depart…

Read More

Propozim-ligji për mbrojtje nga përdorimi i produkteve të duhanit ose produkteve të ngjashme nuk është hartuar ad hok, as mbi parimin e forcës, por në një proces gjithëpërfshirës, së bashku në konsultime me të gjitha palët e interesuara, thotë kryeministri Hristijan Mickoski. Qëllimi i tij i vetëm është, siç thekson ai, që të ketë sa më pak njerëz që konsumojnë duhan. Ai thekson se nuk do të ketë trajtim preferencial në aspektin e zbatimit të tij, pavarësisht se në cilat pjesë të qytetit ose vendit ndodhen. Ai pret që zgjidhja ligjore të prezantohet në seancë të Qeverisë të martën dhe…

Read More

Informacione të reja dhe analiza të publikuara së fundmi sugjerojnë se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë qenë vetëm mbështetës logjistikë të operacioneve amerikano-izraelite kundër Irani, por kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në sulme ushtarake, duke u shndërruar në një lloj “pjesëmarrësi të tretë” në konflikt.Sipas burimeve dhe analizave ushtarake të cituara nga mediat, avionë luftarakë të Emirateve dyshohet se kanë kryer dhjetëra misione kundër objektivave iraniane gjatë muajve të fundit. Pretendimet u forcuan pasi disa sulme ndaj infrastrukturës energjetike iraniane u lidhën me aeroplanët luftarakë Mirage 2000-9 të forcave ajrore të Emirateve, shkruan wallstreetjournal. GJITHÇKA, MINUTË PAS MINUTE – Sa…

Read More

Një nënë me dy fëmijë ka ndarë mendimin e saj se pse nuk e lejon bashkëshortin të marrë pjesë në punët e shtëpisë, madje as kur ai ka ditë të lirë. Historia e saj ka tërhequr vëmendje pasi sfidon pritjet e zakonshme për ndarjen e detyrave në familje.Ajo shpjegon se vendimi ka lindur nga mënyra e tyre e përditshme e jetesës dhe marrëveshja familjare. Sipas saj, bashkëshorti merr përsipër pothuajse të gjitha përgjegjësitë financiare dhe punën për sigurimin e të ardhurave të familjes, shpesh duke punuar nga 12 deri në 16 orë në ditë.Për shkak të këtij ritmi të ngarkuar,…

Read More

Një startup i quajtur Shift ka nisur një iniciativë të pazakontë në New York: ofron pastrim falas të apartamenteve për banorët, por qëllimi i vërtetë nuk është shërbimi i zakonshëm i pastrimit.Në shikim të parë, oferta duket shumë tërheqëse për qytetarët e zënë të metropolit amerikan – një shërbim falas që u kursen kohë dhe energji. Megjithatë, pas kësaj iniciative qëndron një objektiv teknologjik shumë më ambicioz.Sipas kompanisë, gjatë procesit të pastrimit, çdo lëvizje e punonjësve regjistrohet dhe analizohet në detaje. Këto të dhëna përdoren për të trajnuar sistemet e inteligjencës artificiale dhe robotët shtëpiakë të së ardhmes, të cilët…

Read More

Aktorja e njohur e Broadway-t, Laurie Metcalf, e cilësoi të mërkurën Bruce Willisin si “një njeri jashtëzakonisht bujar”, teksa aktori vazhdon betejën e tij me afazinë dhe demencën.Metcalf, 70 vjeçe, tregoi se Willis, 71 vjeç, e kishte zakon të “shpërndante dhurata pa hezitim për aktorët dhe stafin”, gjatë kohës kur luanin së bashku në adaptimin skenik të romanit “Misery” të Stephen Kingut, nën regjinë e Will Frears, në vitin 2015.Fituesja e çmimit Emmy, gjatë paraqitjes së saj në podcastin “Happy Sad Confused”, ndau një histori që tregonte marrëdhënien e mirë që kishte krijuar me yllin e filmit “Die Hard”.Në këtë…

Read More

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konstatuar shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm në një rast që lidhet me tregun e lirë të energjisë elektrike, duke shpallur të pavlefshëm një vendim të Gjykatës Supreme dhe duke e kthyer çështjen për rishqyrtim.Bëhet fjalë për rastin KI322/25, të fituar para Gjykatës Kushtetuese nga Zyra Ligjore Basha Kraja LLC, e cila përfaqësoi klientin në këtë procedurë. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Gjykata Supreme kishte cenuar të drejtën për qasje efektive në gjykatë, duke refuzuar të shqyrtojë në substancë një padi që kishte të bënte me…

Read More

Ministria e Shëndetësisë vazhdon me realizimin intensiv të projekteve strategjike kapitale, të cilat siç informoi, do ta transformojnë infrastrukturën shëndetësore në të gjithë vendin.Këto aktivitete u prezantuan në detaje në takimin e 10-të të grupit sektorial të punës për shëndetësinë.“Vizioni ynë është shumë i qartë, e ai është shëndetësi e qasshme dhe cilësore për të gjithë qytetarët, sistem i ndërlidhur digjitalisht dhe mbrojtje e fuqishme primare shëndetësore. Investimi në infrastrukturë nuk është vetëm ndërtim muresh, por investim te njerëzit, te sistemi dhe te e ardhmja e vendit tonë. Së bashku po ndërtojmë shëndetësi moderne dhe humane”, thotë ministri i Shëndetësisë,…

Read More

Bazuar në rezultatet e analizave diagnostike të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) është konfirmuar prania e sëmundjes së Lija e deleve dhe dhive (sheep Pox/Goat Pox) në një fermë në fshatin Delloc të Komunës së Suharekës. Sipas një njoftimi thuhet se mostrat e marra dhe të analizuara në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë vërtetuar praninë e kësaj sëmundjeje. Menjëherë pas konfirmimit, ekipet e AUV-së, në bashkëpunim me veterinerët privatë dhe akterët e tjerë relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për kontrollimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.”Bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për…

Read More