- Selena Gomez dhe Benny Blanco shijojnë momente romantike në Venecia
- 52% e diasporës planifikojnë kthimin, 66% investimet në Kosovë – çfarë thonë ekspertët për të dhënat e pyetësorit të Telegrafit
- Trump: Nafta, një dhuratë nga Venezuela për popullin amerikan
- Gjashtë të akuzuar për barrikadat në veri, sot mbahet seanca gjyqësore
- Vëllai i Billie Eilish, Finneas martohet me Claudia Sulewski, këngëtarja drejton ceremoninë
- Julian Alvarez këmbëngul për transferimin te Barcelona, Atletico Madrid i hap rrugën largimit
- Përfundon aksioni për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Dragash
- Google ndryshon emrin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”
Author: korrektpress
“Struga është qytet që pajton dhe respekton dallimet etnike, fetare dhe të gjitha llojet e tyre, qytet që mund të jetë shembull i bashkëjetesës”, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova pas takimit të sotëm me kryetarin e Komunës së Strugës Mendi Qyra, në të cilin u diskutua gjendja në komunë, marrëdhëniet ndëretnike dhe sfidat që lidhen me mbrojtjen e Rajonit të Ohrit nën mbrojtjen e UNESKO-s.Siljanovska Davkova theksoi se në mënyrë simbolike zgjodhi Strugën për një vizitë në ditën që shënon 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke theksuar se qyteti përfaqëson një shembull të respektit për diversitetin dhe…
Xavi Hernandez ka bërë një rikthim të bujshëm në menaxhimin e një kombëtareje, teksa ka marrë drejtimin e Holandës, ndërsa lojtarët e tij do të duhet t’i përmbahen një prej rregullave më strikte që ai ka vendosur gjatë karrierës së tij si trajner.Ish-mesfushori legjendar ka qenë pa punë që prej largimit nga Barcelona në prill të vitit 2024, duke iu përkushtuar ndërkohë angazhimeve si ambasador.Megjithatë, të mërkurën ai u konfirmua si trajneri i ri i Holandës, në një njoftim të papritur.46-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, duke zëvendësuar Ronald Koeman, të cilin gjithashtu e pasoi gjatë kohës së tij te Barcelona.Xavi…
Një person është kapur në flagrancë duke ndezur zjarr në një arë në fshatin Nashec të Prizrenit, ndërsa flakët kishin përfshirë edhe disa drunj.Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00, kur Brigada e Zjarrfikësve në Prizren, gjatë patrullimit me dron në terren, ka vërejtur një person duke djegur barishte në një arë.Ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.Sipas zyrtarëve të Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren, personi është kapur në flagrancë dhe rasti është raportuar në Polici. Rasti po trajtohet si zjarrvënie e…
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar qytetarët se rruga “Mursel Igrishta”, në degëzim të rrugës “Mbretëresha Teutë”, do të bllokohet përkohësisht për qarkullim.Sipas njoftimit, bllokimi do të bëhet për shkak të punimeve në infrastrukturën teknike të objektit të çerdhes, konkretisht për realizimin e kyçjes në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.Rruga do të jetë e bllokuar më 14 gusht 2026, nga ora 09:30 deri në 14:30.Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat e përkohshme në qarkullim gjatë zhvillimit të punimeve. /Telegrafi/
Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) në Prishtinë ka konfirmuar se llogaritë e saj bankare janë bllokuar që nga 12 gushti 2026, në kuadër të një procedure përmbarimore që lidhet me kontestin për projektin në Lakrishtë.Kjo vjen pas deklarimeve të drejtuesit të grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i cili kishte deklaruar se llogaritë e NPB-së janë bllokuar si pasojë e një vendimi për dëmshpërblim prej mbi 30 milionë eurosh ndaj investitorëve privatë.NPB, në përgjigjen e dhënë për Telegrafin, ka bërë të ditur se procedura lidhet me një shifër prej më shumë se 32.5 milionë eurosh, ndërsa ka…
An explosion in the port of Rotterdam in the Netherlands has killed one person and injured several others, a Rotterdam police spokesman said. The cause of the explosion is still unknown and is under investigation. Police said the explosion occurred on Moezelweg Street at around 11:30 a.m. and that the scene has been cordoned off. Meanwhile, the company Gunvor Energy, which manages oil storage tanks in the same area, reported a separate incident during maintenance work, where several people were injured on Thursday morning. Local media also reported several power outages in the port of Rotterdam, Reuters writes. Security services…
Një shpërthim në portin e Roterdamit në Holandë ka vrarë një person dhe ka plagosur disa të tjerë, njoftoi zëdhënësi i policisë së Roterdamit. Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet dhe po hetohet.Policia bëri të ditur se shpërthimi ndodhi në rrugën Moezelweg rreth orës 11:30 dhe se vendi i ngjarjes është rrethuar.Ndërkohë, kompania Gunvor Energy, e cila në të njëjtën zonë menaxhon rezervuarë për ruajtjen e derivateve të naftës, raportoi një incident të veçantë gjatë punimeve të mirëmbajtjes, ku disa persona u plagosën të enjten në mëngjes.Mediat lokale raportuan gjithashtu për disa ndërprerje të energjisë elektrike në portin e Roterdamit,…
Brittany Boltinhouse, e cila u kurorëzua ‘Miss North Carolina’ më 28 qershor, ka humbur titullin më 5 gusht pasi u zbuluan postime të vjetra në rrjetet sociale që përmbanin fyerje raciste.Boltinhouse ka refuzuar të kërkojë falje dhe ka paralajmëruar padi ndaj organizatorëve, duke pretenduar se i janë shkelur të drejtat dhe se është diskriminuar për bindjet e saj politike dhe fetare. Ajo e përshkruan veten si konservatore dhe thotë se çështjen e postimeve do ta trajtojë në gjykatë. View this post on Instagram A post shared by MAMA SOSA | Miss North Carolina USA 2026 (@espino.sosa)Kur u pyet nëse do…
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 14 persona për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.”Prej tyre, 10 persona kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, prej të cilëve tre janë të mitur. Ndërsa, te njëri nga drejtuesit është gjetur një lëndë pluhurore e bardhë. Tre persona kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, me ç’rast njëri prej tyre ka qenë i përfshirë në aksident rrugor. Një person ka drejtuar automjetin në drejtim të kundërt në rrugë njëkahëshe. Pas…
Pastrimi i tualetit është një nga ato punë shtëpiake që pak njerëzve u pëlqen, megjithatë, duhet të bëhet një herë në javë gjithsesi, së bashku me fshirjen dhe dezinfektimin e sipërfaqeve dy deri në tre herë në javë.Ndërkohë që mund ta shtysh pastrimin e pluhurave dhe fshesës me korrent për disa ditë, një punë thjesht nuk mund të presë. Pastrimi i tualetit është në krye të listës së punëve të panegociueshme.Shtyrja e pastrimit të tualetit çon në një grumbullim të shpejtë të baktereve, njollave kokëforta minerale dhe aromave të pakëndshme. Pra, nëse doni të shmangni mikrobet dhe fërkimin shtesë, duhet…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari