KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zidane reagon pas shortit Francë-Spanjë: Nuk e shohim si hakmarrje, objektivi është “Final Four”

Zidane reagon pas shortit Francë-Spanjë: Nuk e shohim si hakmarrje, objektivi është “Final Four”

Zinédine Zidane ka komentuar shortin e çerekfinales së Ligës së Kombeve, ku Franca do të përballet me Spanjën, duke pranuar vështirësinë e duelit ndaj kampiones në fuqi të botës, por duke nënvizuar se skuadra e tij nuk e trajton sfidën si një çështje hakmarrjeje.

Duke folur pas tërheqjes së shortit, Zidane vuri në dukje forcën e kundërshtarit dhe nevojën për t’u matur me më të mirët në rrugëtimin drejt trofeut:

“E dinim se do të na binte një kundërshtar i fortë. Është Spanja, kampionia në fuqi e botës.”

“Për të ecur sa më larg në një kompeticion, duhet të përballesh me ekipet më të mira dhe t’i eliminosh ato.”

Ai bëri të ditur se stafi teknik tashmë ka filluar vëzhgimin e kundërshtarit dhe se puna analitike do të vijojë në detaje, ndërsa sqaroi qasjen psikologjike të ekipit pas përballjeve të mëhershme me spanjollët në Kupën e Botës:

“I njohim shumë mirë. I kemi ndjekur ndeshjet e tyre të fundit dhe, së bashku me stafin tim, do t’i analizojmë.”

“Ky është një kompeticion tjetër, me një skuadër të re. Nuk e shohim si një mundësi për hakmarrje pas gjysmëfinales së Kupës së Botës.”

Në fund, Zidane bëri të qartë ambicien e Francës në këtë edicion të Ligës së Kombeve:

“Objektivi mbetet i njëjtë: të arrijmë në ‘Final Four’ dhe të fitojmë Ligën e Kombeve.” shtoi ai. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.