- Izraeli dhe Libani bien dakord të zgjasin armëpushimin
- Guvernatori Ismaili panelist në Takimin Rajonal të Guvernatorëve në Pula
- Daymo prezanton “Keep Going”, rrugëtimi i një artisti të ri në bashkëpunim me Techpro Records
- Fustani i guximshëm dhe detaji intim që ndezi dilema në Cannes
- SHBA ngrit akuzë ndaj dy personave nga Velesi për mashtrim me monedhat “Trump”
- Një puthje në Festivalin e Filmit në Kanë, regjisori Jordan Firstman dhe aktori Diego Calva u zhytën në pasion para njerëzve në tapetin e kuq
- Mehani reagon pas intervistimit të Lushtakut: Jam më i fortë se kurrë, nuk dorëzohem “deri në frymën e fundit”
- Kupa e Botës 2026: Yjet më të mëdhenj që do ta humbin turneun për shkak të lëndimeve
Author: korrektpress
Sot, Komuna e Obiliqit zgjodhi Kryesuesin e ri të Kuvendit Komunal. Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, Kryesues i Kuvendit u zgjodh Sami Ahmeti. Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme konstituive, mori pesë edhe kryetari i Komunës, Halil Thaçi.“Gjatë seancës u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e Kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal. Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, Kryesues i Kuvendit u zgjodh Sami Ahmeti”, thuhet në njoftim.Ndërkaq, gjatë zhvillimit të kësaj seance, përfaqësuesit e AAK-së dhe Listës Serbe u larguan nga mbledhja, ndërsa nga radhët e LDK-së qëndruan vetëm dy anëtarë, ndërkohë që pjesa tjetër e…
Tensionet në Karaibe janë rritur ndjeshëm pasi ushtria amerikane ka kapur një tanker që po lundronte në ujërat e rajonit, i cili sipas raportimeve po transportonte një sasi të konsiderueshme nafte nga Venezuela drejt Kubës. Operacioni është kryer nga forcat detare amerikane, të cilat kanë ndërhyrë në anije dhe e kanë marrë atë nën kontroll.Sipas burimeve ushtarake, tankeri dyshohet se ishte pjesë e tregtisë së fshehtë të naftës mes dy vendeve aleate, Caracasit dhe Havanës, pavarësisht sanksioneve të ashpra të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj të dy qeverive.⚡️⚡️ U.S. MILITARY SEIZES TANKER IN THE CARIBBEAN — THE SHIP WAS…
Dosja voluminoze e Prokurorisë Speciale për rastin e sulmit terrorist në kanalin ‘Ibër- Lepenc’ në Zubin Potok ka vënë në pah edhe të kaluarën e Jovan Viçentijeviqit, i cili po pretendohet deri më tani në bazë të provave dhe materialeve që kanë siguruar institucione vendore e ndërkombëtare që ishte ai që ndezi fitilin e tritolit në mbrëmjen e 29.11.2024.Dosje elektronike, shtëpiza kompjuteri e telefona ishin marrë e ekzaminuar për t’u trajtuar dhe për të nxjerrë të dhëna e informacione të cilat do të përdoreshin për ngritjen e aktakuzës nga ana e prokurorit special Bekim Kodraliu, në rastin e sulmit terrorist…
Sipas Sky Germany dhe gazetarit Florian Plettenberg, klubi i Bundesligës VfB Stuttgart është realisht i interesuar për transferimin e Gonzalo Garcia nga Real Madridi.“Garcia është kandidati i ëndrrave për Stuttgart në afatet kalimtare të ardhshme”, ka raportuar Plettenberg, duke shtuar se lojtari i ri spanjoll plotëson pothuajse të gjitha kriteret e klubit. Madje, palët kanë zhvilluar edhe bisedimet e para, megjithatë transferimi shihet si shumë i vështirë për t’u realizuar, ndaj Stuttgart po shqyrton edhe alternativa të tjera.21-vjeçari i Real Madridit, nën kontratë deri në vitin 2030, ka tërhequr vëmendjen me katër gola në Kupën e Botës për Klube, ndërsa…
Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për modernizimin dhe integritetin e sistemit të prokurimeve publike, sipas raportit më të fundit të monitorimit të SIGMA-s. Këtë e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit “30 vjet Prokurime Publike – Shqipëria, lider rajonal në modernizimin e sistemeve të prokurimit”, ku theksoi se vendi ka kaluar një transformim rrënjësor.Rama u shpreh se ky progres duhet komunikuar më qartë në një mjedis të polarizuar politikisht. Ai tha se pavarësisht kritikave, të dhënat e viteve të fundit tregojnë ndryshim të dukshëm në raport me të kaluarën.Sipas tij, arritjet në këtë sektor janë…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, shkroi në Facebook për të adresuar reagimet e nxehta të shkaktuara nga tema e emigrantëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.Ai është i bindur se “qeveria nuk ka ndjekur dhe as nuk do të ndjekë një politikë pranimi të emigrantëve”.”Qeveria është plotësisht e përkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Ne po ndërtojmë partneritete që sjellin përfitime konkrete për çdo familje, çdo komunë dhe vendin në tërësi. Dhe dua të jem shumë i qartë: kjo qeveri nuk ka ndjekur dhe as nuk do të ndjekë një politikë…
Sipas Daily Mail, Arne Slot ka fituar edhe më shumë mbështetje nga lojtarët e Liverpoolit pas intervistës të Mohamed Salah, e cila u interpretua nga shumëkush si përpjekje për t’i ushtruar presion trajnerit.Duke cituar “burime pranë situatës dhe dhomës së zhveshjes”, raporti thekson se skuadra vazhdon ta vlerësojë trajnerin holandez për aftësitë e tij taktike, pavarësisht vështirësive të këtij sezoni. Shembull i kësaj është formacioni “diamant” i përdorur në ndeshjen ndaj Interit, i cili tregoi se Slot mbetet i aftë të nxjerrë maksimumin nga lojtarët e tij. Megjithatë, disa futbollistë dyshojnë mbi aftësitë e tij në menaxhimin e grupit, një…
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili mori pjesë si folës në konferencën përmbyllëse të Projektit Kundër Krimit Ekonomik (PECK III) të Këshillit të Evropës, i cili theksoi se përmbyllja e shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e integritetit financiar, transparencës dhe sundimit të ligjit në vend. Rezultatet kanë ndikuar drejtpërdrejt në modernizimin e qasjes mbikëqyrëse të BQK-së dhe në përafrimin e kornizës rregullatore me standardet evropiane.Guvernatori Ismaili nënvizoi se PECK III nuk ka qenë thjesht mbështetje teknike, por një partneritet strategjik që ka forcuar kapacitetet institucionale për luftimin e pastrimit të parave, financimit të…
Bashkëshortja e tashmë artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, Selvije Jao, i ka bërë një dedikim motrës së tij.Kjo me rastin e një ceremonie, ku thotë fjalët më të mira për të dhe për ndihmën që i ka ofruar gjithmonë.Ajo thekson se ishte një motër e vërtetë, që e ka përkrahur në çdo sfidë. Foto: Instagram”Edhe pse je motra e madhe e Shpatit, ti për mua ka qenë gjithmonë si motër e vërtetë…më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar afër në çdo hap”, u shpreh ajo.Tutje tha: “Urime magjistratura, zemra ime. Suksese në çdo rrugë që do ndjekësh,…
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dhënë përgjigje zyrtare për Dukagjinin lidhur me protestën e paralajmëruar të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, e cila pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup.Në përgjigjen e dërguar nga MPB, institucioni sqaron se formimi i Shtabit Operativ nuk është një masë e jashtëzakonshme, por një procedurë standarde që zbatohet për çdo tubim publik të shkallës së gjerë.Sipas tyre, të gjitha masat e nevojshme do të zbatohen sipas ligjeve dhe akteve nënligjore për të garantuar një protestë të sigurt dhe pa incidente.“Lidhur me kërkesën Tuaj, Ju informojmë se…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari