KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pesë shtetas pakistanezë gjenden në një banesë me qira në Ferizaj, Policia sekuestron dokumente

Pesë shtetas pakistanezë gjenden në një banesë me qira në Ferizaj, Policia sekuestron dokumente

Policia e Kosovës ka siguruar informacione se në banesën e një personi (shtetas i Shqipërisë) të cilën e kishte me qira, gjenden pesë persona me shtetësi pakistaneze.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 09:00, në Ferizaj.

Tutje siç thuhet në raport si rezultat i veprimeve policore në vendin e ngjarjes janë hasur personat si dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pasaporta dhe shtatë leje qëndrimi të Qipros, një letërnjoftim pakistanez, katër pasaporta të Bangladeshit, një pasaportë e Nepalit, një ID e Nepalit, një patent shofer i Pakistanit dhe një qelës veture.

“Viktimat janë dërguar në Qendrën e pritjes në Vranidoll, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në raport.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.