Author: korrektpress

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan njofton se gjatë periudhës 5–11 dhjetor 2025, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë shqiptuar gjithsej 1,418 gjoba në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në trafik.Gjatë kësaj periudhe janë hetuar gjithsej 19 aksidente me dëme materiale dhe 14 aksidente me të lënduar. Po ashtu, policia ka shqiptuar 20 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, 28 gjoba për modifikime të paautorizuara të automjeteve, si foliet e errëta, si dhe ka ndaluar 45 drejtues të mjeteve motorike për shkelje të rregullave të trafikut.Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek…

Read More

Sulmuesi francez, Karim Benzema ndodhet në Dubai duke u përgatitur për gjysmën e dytë të sezonit me klubin e tij, Al-Ittihad, pas një pushimi prej gati një muaji.Në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Benzema dha një intervistë të gjatë për gazetën L’Equipe, në të cilën trajtoi tema të ndryshme, nga një rikthim i mundshëm në ekipin kombëtar francez deri te situata aktuale te Real Madridi.Megjithatë, vëmendja ishte te situata e Real Madridit, me klubin mbretëror që po përjeton një krizë të rezultateve dhe Benzema ka identifikuar problemin. Thierry Henry i del në mbrojtje Alonsos, sulmon lojtarët e Real Madridit…

Read More

Mbajtën peng dhe dhunuan një shtetas nga Kosova, me qëllim përfitimin e 70 mijë eurove, arrestohen në flagrancë tre persona.Sipas një njoftimi për media sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.Tutje thuhet se sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, pas marrjes së informacionit nga familjarët se një pjesëtar i familjes së tyre mbahej peng në një apartament në qytetin e Vlorës, organizuan menjëherë punën për lokalizimin e banesës, kapjen e autorëve dhe lirimin e shtetasit të…

Read More

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka inspektuar sot disa nga projektet që po zhvillohen në territorin e komunës, duke vlerësuar përparimin e punimeve dhe duke u takuar me ekipet që po punojnë në terren. Ai ka theksuar se projektet po ecin sipas planit dhe standardeve të vendosura.Gjatë vizitës, kryetari ka parë nga afër punimet në disa lokacione kyçe, përfshirë parkingun pranë oborrit të xhamisë në fshatin Paldenicë, trotuarin që lidh rrugën “Adem Jashari” me Paldenicën, punimet në sallën e sporteve të ShFMU “Ilaz Thaçi”, si dhe parkun te pishat në fshatin Gorancë. Ballazhi njoftoi gjithashtu se…

Read More

“OBRM-PDUKM do ta riemërojë statusin e emigrantëve në ‘punëtorë ekonomikë’. Me sa duket, kjo është arsyeja pse po u premtojnë atyre punë dhe akomodim, pra qëndrim të përhershëm”, tha LSDM në një deklaratë. Partia thotë se “plani i OBRM-PDUKM për të pranuar emigrantë në Maqedoni është zbuluar plotësisht”.”Dhe nuk janë vetëm shkrimet e mediave britanike dhe botërore që e konfirmojnë këtë. Duke ndjekur modelin e Vuçiqit me litiumin në Serbi, OBRM-PDUKM dhe Mickoski duan ta zbatojnë projektin emigrantë për para në Maqedoni me të njëjtën teknikë. Pakoja përmban edhe një marrëveshje kredie. Nuk ka para në shtet, nuk ka para…

Read More

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Sektori i Hetimeve të Policisë Kufitare në nivel të Drejtorisë së Përgjithshme – ka kryer një kontroll operativ në një objekt pa mbishkrim pranë tregut të gjelbër në Prishtinë.Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit është gjetur mall pa dokumentacion të origjinës dhe, mbi dyshimin e bazuar për kontrabandë është konfiskuar duhan i grirë, mjaltë e filtera cigaresh. “Gjatë kontrollit është gjetur mall pa dokumentacion të origjinës dhe, mbi dyshimin e bazuar për kontrabandë, është…

Read More

Poezi nga: Gerald Locklin Përktheu: Fadil BajrajShoqja ime “J” punon në qeverinë lokale. Tash së voni asaj iu desh të vuloste disa dokumente Nga Sekretari i Gjykatës, i cili ishte brenda sallës së gjyqit, Dhe duke vepruar kështu ajo dëgjoi këtë bisedë:Prokurori: “A nuk është e vërtetë, zotëri, që i thatë Oficerit se kishit në posedim një Armë zjarri?”“Jo, zotëri”, u përgjigj i Pandehuri, “I thashë atij Se penisi im ishte arma ime, dhe se ai ishte i mirëpritur Ta shihte nga afër.”“Ama oficeri dhe dëshmitarët kanë dëshmuar Se ishin të sigurt se kishit një armë.”“Ata e dinin që unë…

Read More

Një përplasje e tensionuar ka ndodhur mes Fjollës dhe Shkurtës pas përfundimit të darkës së banorëve të nominuar në Big Brother VIP Kosova.Debati nisi kur Fjolla i tha Shkurtës se nuk e kishte njohur atë para hyrjes në shtëpi, një deklaratë që e acaroi menjëherë Shkurtën. Ajo kundërshtoi duke thënë se kjo nuk ishte aspak e vërtetë dhe se Fjolla nuk kishte ndjekur në television figurën e saj. BBVK/YouTubeNga ana tjetër, Fjolla mbrojti qëndrimin e saj, duke thënë se ajo ka një bagazh të madh për jetën dhe përvojën, dhe se Shkurta nuk mund të kishte të njëjtin bagazh. Pas…

Read More

Sipas raportimeve të gazetarit italian Nicolo Schira, Juventusi ka zhvilluar së fundmi bisedime me agjentin e Davide Frattesit, duke sinjalizuar interesin serioz për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Interit në afatin kalimtar dimëror.Mesfushori italian po has vështirësi për të siguruar një rol të qëndrueshëm nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu, teksa këtë sezon ka qenë titullar vetëm në një ndeshje të Serie A dhe shpesh është lënë në stol. Konkurrenca e fortë me emra si Hakan Çalhanoglu, Nicolo Barella, Henrikh Mkhitaryan, Piotr Zielinski dhe Petar Sucic e ka ulur më tej hapësirën e tij në skuadër.Në anën tjetër, Juve…

Read More

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, njofton se sot, më 12 dhjetor nga ora 15:00 -21:00, do të realizoj një ushtrim të gjerë në Prishtinë, përfshirë zonën pranë objektit të Ambasadës Amerikane, e cila gjendet në lagjen Arbëria të Prishtinës.Në njoftim thuhet se ushtrimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Ambasadës Amerikane, janë një tregues i forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit në siguri dhe për të siguruar gatishmërinë në menaxhimin dhe reagimin ndaj situatave emergjentë, dhe të çfarëdo incidenti të mundshëm në Kosovë.“Përmes këtij ushtrimi synohet testimi i kohës së reagimit,…

Read More