KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi “peshkon” në Premier League, pesë yje në radarin e Jose Mourinhos për merkaton e ardhshme

Real Madridi “peshkon” në Premier League, pesë yje në radarin e Jose Mourinhos për merkaton e ardhshme

Real Madridi po monitoron nga afër Premierligën për të përforcuar skuadrën, me trajnerin Jose Mourinho dhe drejtuesit sportivë që kanë vënë nën vëzhgim pesë emrave, Alexis Mac Allister, Luka Vuskovic, Chema Andres, Rayan dhe Martin Zubimendi, transmeton IndeksOnline.

Alexis Mac Allister, mesfushori argjentinas (kontratë deri më 2028, pa rinovim ende nga Liverpooli) është prioritet për janar.

Madrilenët mund të ofrojnë të paktën 70 milionë euro pas bisedimeve të nisura në dhjetor.

Luka Vuskovic, i ndjekur për qendrën e mbrojtjes, por Brighton e refuzon shitjen në dimër dhe e shtyn për verën e vitit 2027, me vlerë që mund të arrijë deri në 100 milionë euro.

Chema Andres, mesfushori 21-vjeçar i Brightonit (ish-lojtar i Real Madrid Castilla) pëlqehet nga Mourinho dhe mund të kushtojë 60–70 milionë euro, teksa Brighton mohon ekzistencën e ndonjë klauzole riblerjeje.

Rayan, anësori brazilian kërkohet edhe nga Manchester United, Liverpool dhe PSG, me një klauzolë lirimi prej 130 milionë funtesh që hyn në fuqi verën e ardhshme.

Martin Zubimendi, thuhet se kërkon largimin nga Arsenali në janar; ndërmjetësit kanë përmendur mundësinë e një shkëmbimi me Endrickun, pavarësisht dyshimeve të skautëve pas ndeshjes së Spanjës ndaj Anglisë.

Mourinho dhe stafi do të vlerësojnë koston financiare në javët në vijim për të vendosur nëse do të nisin menjëherë sulmin për Mac Allister në janar apo do të ruajnë buxhetin për transferime të mëdha verore./ IndeksOnline

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.