- 32 milionë eurot e NPB-së, LVV i reagon Ramës: Po gënjen për përgjegjësinë
- Një grua britanike vritet me thikë në stacionin hekurudhor gjerman
- ‘Dua që ai të qëndrojë’ – Van Dijk reagon ndaj transferimit prej 125 milionë eurosh te Barcola dhe bën një lutje për Gakpon
- VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete
- Rrezikoi pushuesit në Ksamil pasi shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet 500 mijë lekë drejtuesi
- Volkswagen Transporter shndërrohet në një “superfurgon” me motorin e Audi RS3
- Apple po përgatit syzet e para inteligjente me AI – ja çfarë pritet të sjellin
- A e dini pse fluturimet mbi stadiume janë bërë traditë në Afrikën e Jugut?
Author: korrektpress
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nga e hëna, 17 gusht 2026, qytetarët do t’i pranojnë vendimet për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim në lokacionin e ri të zyrës, në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil.Sipas Sveçlës, ndryshimi i lokacionit është bërë me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarët dhe ofrimit të shërbimeve më efikase.“Një hapësirë më e përshtatshme dhe shërbim më efikas për qytetarët”, ka shkruar Sveçla.Ai ka bërë të ditur se është shtuar edhe stafi mbështetës, me synim të zvogëlimit të radhëve dhe kohës së pritjes.Sipas ministrit, nga janari…
Simptomat e sëmundjeve të zemrës nuk janë gjithmonë të njëjta. Ato mund të ndryshojnë nga personi në person dhe, sipas mjekëve, jo të gjithë do të kenë të njëjtat shqetësimeËnjtja e këmbëve zakonisht është një problem i padëmshëm dhe mund të shkaktohet, për shembull, nga qëndrimi i gjatë ulur ose nga ndonjë dëmtim. Megjithatë, nuk është gjithmonë kështu. Në disa raste, ënjtja e këmbëve mund të jetë shenjë e sëmundjeve të zemrës.Sëmundjet kardiovaskulare janë një problem global. Vlerësohet se një në 12 persona do të zhvillojë një formë të sëmundjes së zemrës. Cilat janë simptomat e sëmundjeve të zemrës? Simptomat…
Sabri Novosella, në emisionin “Dosje” në RTV Dukagjini, ka rrëfyer se pse nuk ishin bashkuar njerëzit që vepronin në ilegale, pavarësisht se kishin të njëjtin armik.Për tri ditë sa zgjati takimi i nëntorit të vitit 1981 mes Kadri Zekës, Sabri Novosellës dhe Bardhosh Gërvallës, megjithatë nuk ndodhi bashkimi.“Pse?”, ka pyetur Ermal Panduri, moderatori i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini.“Bashkimi na doli me kushte. Na jemi për bashkimin e organizatave me një emër të ri. Marksizëm e Leninizëm aty nuk ka. Ne luftojmë për çlirimin e territoreve shqiptare dhe bashkimin me Nënën Shqipëri”.“Kështu që aty bashkim definitiv nuk ka pasur”,…
Ushtria e Polonisë është rritur në më shumë se 220.000 efektivë, ndërsa vendi synon të forcojë forcat e armatosura përballë kërcënimeve në rritje ndaj sigurisë në gjithë Evropën.Të dhënat e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë se ushtria e vendit ka më shumë se 220.000 efektivë në shërbim aktiv, përfshirë rreth 156.000 ushtarë profesionistë dhe 40.000 pjesëtarë të Forcave të Mbrojtjes Territoriale.Polonia synon të krijojë një ushtri prej 500.000 efektivësh deri në vitin 2039, e përbërë nga rreth 250.000 trupa operative, 50.000 pjesëtarë të Forcave të Mbrojtjes Territoriale dhe 200.000 rezervistë.Numri i efektivëve në shërbim aktiv është rritur me rreth…
Në rrugën kryesore të pikës kufitare Strumicë – Novo Sellë, në afërsi të fshatit Tërnovë, mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku midis një makine “Seat Leon” me regjistrim të Strumicës dhe një motoçiklete pa targa regjistrimi, të drejtuar nga A.D. (19) nga fshati Ilovicë. Në aksident vdiq një vajzë 19-vjeçare, ndërsa motoçiklisti që e drejtonte është arrestuar.“Në aksident, 19-vjeçarja K.J., pasagjere në motoçikletë, vdiq në vendngjarje nga lëndimet e marra, dhe vdekja e saj u konfirmua nga një mjek nga Shërbimi i Ndihmës Mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i motoçikletës, A.D., pësoi lëndime trupore, të cilat u konfirmuan në Qendrën Mjekësore të…
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve në tri lokale në Prishtinë janë ndaluar gjithsej 23 mijë e 918 artikuj të ndryshëm.Sipas Doganës, mallrat e ndaluara përfshijnë 16 mijë e 394 mbrojtëse për telefona mobilë, kufje të modeleve AirPods dhe AirPods Max, kabllo USB-C dhe Lightning, adapterë dhe pajisje për mbushje, orë inteligjente, pajisje AirTag, lapsa elektronikë, tastiera, aksesorë të tjerë elektronikë dhe bateri për telefona mobilë.Në mallrat e ndaluara janë evidentuar shenja të markave të njohura tregtare, përfshirë Apple, Louis Vuitton, Prada, Gucci dhe Guess.Dogana ka bërë të ditur se në lokalin e parë janë ndaluar…
“Spider-Man: Brand New Day” ka tejkaluar 700 milionë dollarë në shitjet e biletave në SHBA, duke u bërë filmi që arrin më shpejt këtë rekord në arkë.Aventura komike e Sony dhe Marvel, me protagonist Tom Holland, deri më tani ka fituar 704.5 milionë dollarë në Amerikën e Veriut dhe 1.8 miliardë dollarë në të gjithë botën vetëm pas dy fundjavave të publikimit.Është interesante që vetëm shtatë filma në histori arritën 700 milionë dollarë në Amerikën e Veriut. Në atë listë janë “Star Wars: The Force Awakens” nga viti 2015 me 963 milionë dollarë, “Avengers: Endgame” nga viti 2019 me 858…
Serbia ka arrestuar një person nën dyshime për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë më 1999, tha ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq.I arrestuari, ndaj të cilit është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, është identifikuar me inicialet D.M., 47 vjeç. Sipas Daçiqit, ai është arrestuar në pikën kufitare të Batrovcit.“Ekzistojnë dyshime të bazuara se ai e ka kryer veprën penale kundër popullsisë civile, në dëm të anëtarëve të dy familjeve, gjatë qershorit të vitit 1999, në fshatin Bec, në komunën e Gjakovës”, tha Daçiq përmes një njoftimi.Ndonëse Daçiq e identifikoi të arrestuarin vetëm me iniciale,…
Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong, ka mohuar kategorikisht raportimet për një përçarje me trajnerin Hansi Flick, pas pretendimeve se ai kishte refuzuar të luante në një ndeshje të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit sezonin e kaluar.Holandezi ka reaguar ashpër ndaj këtyre raportimeve, duke e quajtur të pavërtetë idenë se marrëdhënia e tij me Flickun është e keqe.“Është thënë se marrëdhënia ime me trajnerin është shumë e keqe, gjë që është krejtësisht e pavërtetë. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin. Flas shumë me të. Mund ta pyesni trajnerin për të gjitha këto”, deklaroi De Jong.Ai mohoi gjithashtu…
Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me qasjen në dokumentacionin e katër rasteve të legalizimit, duke i cilësuar ato si të pavërteta.Në një reagim, Komuna ka thënë se askujt nuk i është refuzuar qasja në dokumentacion dhe se kërkesa është trajtuar në përputhje me ligjin.“Pretendimi i kundërt është dezinformim”, thuhet në reagimin e Komunës.Sipas Komunës, kërkuesve u janë ofruar vendimet e legalizimit, ndërsa për dokumentacionin tjetër u është mundësuar konsultimi i dosjeve në ambientet e Kryeqytetit, në një termin të dakorduar paraprakisht. Sveçla: Kërkuam dosjet e legalizimeve, Komuna na dha vetëm certifikatat Komuna ka theksuar…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari