KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Momenti emocionues në Velani, stërnipi e pret Jakup Krasniqin me uniformën e UÇK-së

Momenti emocionues në Velani, stërnipi e pret Jakup Krasniqin me uniformën e UÇK-së

Stërnipi i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka pritur atë i veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ani pse nga afër e kishte të pamundur ta takonte.

Jakup Krasniqi ka mbërritur në mëngjes në shtëpinë e tij në Velani të Prishtinës dhe ka takuar vetëm familjarët e ngushtë. Në pamundësi për t'i takuar nga afër, Krasniqi i ka përshëndetur me dorë nga oborri i shtëpisë së tij, familjarët e tjerë që po e përcillnin atë nga ballkoni i shtëpisë së tyre aty afër, raporton Klankosova.tv.

Vizita e Krasniqit në Kosovë zgjati katër ditë dhe iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për arsye humanitare. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.