Author: korrektpress

Hyundai ka prezantuar në Tokio versionin prodhues të robotit Mobile Eccentric Droid (MobED), katër vite pas konceptit fillestar. Platforma kompakte është plotësisht autonome dhe përdor inteligjencë artificiale për të lëvizur me stabilitet në sipërfaqe të ndryshme. Mekanizmi “Eccentric Control” i lejon robotit të rregullojë qëndrimin dhe secilën rrotë individualisht, duke siguruar lëvizje të qetë në terrene të pjerrëta. – YouTube www.youtube.com Sensoret me kamera dhe LiDAR i japin aftësi të avancuara orientimi dhe shmangie pengesash. MobED do të përdoret për detyra të ndryshme, nga shpërndarjet “last-mile” deri te logjistika industriale. Hyundai prezanton dy versione: Basic, i komanduar me telekomandë, dhe…

Read More

Pamela Anderson zbuloi se është gati të flasë për atë që ka ndodhur me marrëdhënien e saj me Liam Neeson.Siç theksoi ajo, ajo dhe Liam ishin të lidhur romantikisht për një kohë të shkurtër, shkruan People.”Nëse duhet ta dini vërtet, ne ishim bashkë, por vetëm pasi mbaruam xhirimet. Kaluam një ‘javë intime’ në shtëpinë e tij. Unë kisha dhomën time. Erdhën asistentët tanë, madje erdhi edhe familja”, tha Anderson.Pamela shpjegon gjithashtu se ata shkuan për darkë në një restorant të vogël francez ku Liam e prezantoi atë si “Zonja Neeson e ardhshme”. Ata kaluan kohë në kopshtin e tij ku…

Read More

Dizajneri maroken Abdesslam Laraki, i njohur për krijimin e supermakinës së parë afrikane Fulgura dhe hypermakinës Sahara, po rikthehet me projekte edhe më ambicioze. Modeli i tij i ri, Grace, është një veturë elektrike ultra e lehtë me dizajn të frymëzuar nga Bugatti Type 35B, fituesi i Çmimit të Madh të Monakos në vitin 1929. Fillimisht e krijuar si një makinë unike për një ankand bamirësie në Monako, Grace pati sukses të menjëhershëm dhe tashmë po përgatitet për prodhim. Vetëm 250 njësi do të ndërtohen në Casablanca duke nisur nga viti 2026, me çmim fillestar prej 250 mijë dollarësh. Paralelisht,…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar gjatë këtyre ditëve disa takime me përfaqësues diplomatikë të vendeve aleate, përfshirë të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë dhe ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë.Sot, Abdixhiku mirëpriti të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ndërsa gjatë javës është takuar edhe me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ambasadorin francez Olivier Guérot dhe ka zhvilluar një drekë pune me ambasadorin gjerman Rainer Rudolph. Abdixhiku tha se në këto takime është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, sfidat me të cilat po përballet vendi dhe pozicionet e…

Read More

Në vitin 2026 do të vazhdojmë strategjinë e rritjes së qendrueshme, me shpenzime publike efikase dhe standard më të mirë jetese. Me Propozimbuxhetin e plotësuar do të vazhdojë stabiliteti makroekonomik dhe konsolidimi fiskal, do të sigurohet rritje ekonomike, si dhe servisimi i të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe pagesën e fletobligacioneve, tha ministrja e Financave Gordana-Dimitrieska Koçoska në debatin për plotësim të Buxhetit për vitin 2026, e cila prej sot po shqyrtohet në seancë plenare në Kuvend.Ajo theksoi se Buxheti për vitin 2026 është planifikuar si instrument real dhe i konsoliduar për menaxhimin me përgjegjësi të financave publike, me nivel të…

Read More

Mjegulla e dendur ka filluar të shfaqet që nga orët e para të ditës në shumë zona të vendit, veçanërisht në pjesët me lartësi të ulët, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe ulur dukshmërinë. Për këtë arsye, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.Sipas policisë, kushtet e krijuara nga mjegulla mund të paraqesin rrezik serioz gjatë vozitjes, prandaj vozitësit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të përshtatin mënyrën e ngasjes me gjendjen e rrugës.Përdorni dritat e shkurtra gjatë gjithë kohës;Aktivizoni dritat e mjegullës, nëse automjeti i posedon;Shmangni përdorimin e dritave të…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj thirrjeve të presidentit amerikan, Donald Trump për të zhvilluar zgjedhjet presidenciale në Ukrainë.Në një intervistë për revistën politico, lideri amerikan kritikoi qeverinë ukrainase, duke thënë se ajo po “përdor luftën për të shmangur zgjedhjet” dhe theksoi se ishte “e rëndësishme” që vendi të shkonte në votime.Duke folur për mediat italiane gjatë një takimi në Romë me kryeministren Giorgia Meloni, Zelensky deklaroi qartë se “gjithmonë jam gati për zgjedhje”, raporton skynews.Ndryshe, qeveria ukrainase nuk ka zhvilluar zgjedhje kombëtare që nga fillimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt 2022, pasi ligji ushtarak ndalon…

Read More

Fotografi i Telegrafit, Korab Basha, është shpallur fitues i konkursit fotografik “Faji i Korrupsionit”, organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Ky konkurs synon të sjellë në pah fuqinë e fotografisë si mjet për të adresuar dhe denoncuar dukuritë negative në shoqëri, veçanërisht korrupsionin dhe ndikimin e tij në jetën e qytetarëve. Foto: Korab BashaFotografia e Bashës ka tërhequr vëmendjen e jurisë falë qasjes kreative, profesionalizmit dhe aftësisë për të transmetuar mesazhin e fortë shoqëror përmes objektivit të kamerës.Korab Basha, një fotograf me përvojë shumëvjeçare, prej vitesh njihet për qasjen e tij profesionale dhe për kontributin e vazhdueshëm në dokumentimin…

Read More

Në ditët e fundit te Barcelona, polemikat për taktikat, rotacionet apo kundërshtarët e radhës janë zbehur plotësisht. Vëmendja është përqendruar thuajse e tëra te gjendja mendore dhe emocionale e Ronald Araujos. Uruguaiani, një nga liderët më të fortë të dhomës së zhveshjes dhe kapiteni i skuadrës, po kalon një periudhë tepër delikate në karrierën e tij.Përjashtimi i tij në ndeshjen kundër Chelseat dhe humbja e rëndë 3-0 shënuan një pikë kthese. Që nga ajo natë, Araujo është distancuar nga fusha, jo për shkak të një lëndimi, por për shkak të nevojës urgjente për t’u rikuperuar psikologjikisht nga presioni i akumuluar…

Read More

Një grup prej 22 organizatash të shoqërisë civile kanë reaguar për, siç e vlerësojnë ato, sulmet dhe denigrimin e vazhdueshëm ndaj gjyqësorit në vend. Reagimi vjen pas një postimi të 9 nëntorit të përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, ku ai ka përdorur gjuhë nënçmuese ndaj gjyqtarëve dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).Organizatat vlerësojnë se deklarime të tilla minojnë kredibilitetin e sistemit të drejtësisë dhe nxisin diskurs publik armiqësor ndaj gjyqtarëve. Ato i kërkojnë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të ndërpresë menjëherë sulmet ndaj institucioneve të pavarura, përfshirë gjyqësorin, mediat dhe organizatat…

Read More