Një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 23.09.2026 rreth orës 18:00, në Istog.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Istog / 23.09.2026 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/