KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dy nga gjenerata e vjetër e dy nga e reja, katër yje të Kosovës shikuan ndeshjen bashkë me presidentin e FFKS-së, Agim Ademin

Dy nga gjenerata e vjetër e dy nga e reja, katër yje të Kosovës shikuan ndeshjen bashkë me presidentin e FFKS-së, Agim Ademin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka ndarë një mesazh emocionues pas mbrëmjes së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke vënë në pah bashkimin e gjeneratave të ndryshme të futbollistëve të Kosovës.

Ademi është shfaqur së bashku me ish-përfaqësuesit Benjamin Kololli dhe Besart Halimi, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre me fanellën dardane, si dhe me futbollistët e rinj Leon Frrokaj dhe Kreshnik Hajrizi, prej të cilëve pritet shumë në të ardhmen.

Ai theksoi rëndësinë e këtij bashkimi, duke e cilësuar si një dëshmi se futbollistët që kanë lënë gjurmë dhe ata që pritet ta vazhdojnë këtë rrugëtim janë pjesë e së njëjtës histori të Kombëtares së Kosovës.

“Është emocionuese t’i shohësh bashkë breza të ndryshëm të futbollistëve tanë, të bashkuar dhe me të njëjtin pasion për fanellën dardane. Ata që kanë lënë gjurmë në rrugëtimin tonë dhe ata që nesër do ta vazhdojnë këtë rrugë, janë pjesë e së njëjtës histori, e cila vazhdon të shkruhet me fanellën e Kosovës”, ka shkruar Ademi.

Në fund, presidenti i FFK-së theksoi se kjo mbrëmje ishte një festë e përbashkët për të gjithë ata që e përfaqësojnë dhe e mbështesin Kosovën.

“Sonte, festuam të gjithë bashkë me Dardanët, për Kosovën! Forca Dardanë!”, përfundoi Ademi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.