- Aksident i tmerrshëm në Kalifroni – kamioni përplaset ballë për ballë me mikserin e betonit
- Bomba e verës: Juventusi planifikon transferimin e ish-yllit të Milanit
- Pengoi hyrjen e Ramës në varrezat e dëshmorëve, djali i dëshmorit shpjegon arsyen
- Gonorrea, klamidia apo infeksion vaginal bakterial e mykotik? Si të kuptoni dallimin
- Rita Ora ‘tund’ rrjetin me fotografi të reja provokuese në Instagram: Më larg apo më afër – s’po vendos dot
- OBRM-PDUKM: Filipçe po e dërgon LSDM-në në humnerë, partia ka konflikte të brendshme
- Lancia sjell Ypsilonin më të lirë me ndërrues manual të shpejtësisë
- “Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh paralajmërues Arsenalit
Author: korrektpress
Sot nis procesi gjyqësor për rastin erezervave shtetërore ndaj Rozeta Hajdarit, e cila aktakuzë u ngrit më 11 nëntor nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila e akuzon atë për keqpërdorim të rezervave shtetërore.Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti ndaj katër personave nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Aktakuza për rezervat shtetërore ndaj ministres Rozeta Hajdari, reagimi i saj dhe deklaratat nga partitë tjera Të pandehurit Rozeta Hajdari, I.L. dhe H.G. akuzohen se gjatë muajve shkurt…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur mëngjesin e sotëm me një urim të veçantë për qytetarët, të shoqëruar nga një imazh mbresëlënës i Liqenit të Shkodrës dhe shpendit simbol të tij, pelikanit dalmat.Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar: “MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë nga Liqeni i Shkodrës, me shpendin simbol të tij, pelikanin dalmat, që shumë shpejt pritet t’i bashkohet listës së zonave të Biosferës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një ditë të mbarë”. /Telegrafi/
Shtëpia botërore e futbollit, FIFA ka njoftuar një vendim të diskutueshëm që do ta ndryshojë ndjeshëm pamjen e Kupës së Botës 2026.Po futen pushime të detyrueshme tre-minutëshe në mes të secilës pjesë, që praktikisht do të thotë se loja do të luhet në katër pjesë, ngjashëm me sportet amerikane.Ndërsa FIFA pretendon se kjo është bërë për të “mbrojtur shëndetin e lojtarëve”, tifozët dhe media botërore janë të bindur se ky është një hap i ri në “amerikanizimin” e futbollit dhe në krijimin e hapësirës për miliarda euro përfitime nga reklamat televizive.Sipas njoftimit të FIFA-s, pushimet do të futen rreth minutës…
Partia opozitare maqedonase LSDM, në një njoftim për media thotë se Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i radhës ku do të vendosen emigrantët, pas Shqipërisë dhe Kosovës. Nga LSDM thonë se “nuk është vetëm media britanike, por shumë media botërore kanë publikuar analiza dhe informacione mbi planin për “qendrat e kthimit për migrantët” nga Britania dhe vendet e tjera në Ballkan”.”Kosova u bë vendi i parë që pranoi migrantët e refuzuar nga Britania. Shqipëria gjithashtu pranoi të ndërtojë qendra pritjeje për migrantët nga Italia. 5 ditë më parë, “Deutsche Welle” raportoi se 40 migrantë ishin sjellë tashmë me…
Gjermania po harton plane për të përgatitur shpejt hapësirën e saj ajrore nëse vendi ka nevojë të mbrohet, tha ofruesi i shërbimit të navigimit ajror për Euronews, duke paralajmëruar se linjat ajrore dhe aeroportet mbeten shumë naive në lidhje me mundësinë e një ngjarjeje të tillë.”Ne po punojmë aktualisht me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Transportit për një katalog kërkesash për t’u përgatitur për një rast mbrojtjeje”, tha për Euronews, Arndt Schoenemann, kryetari dhe drejtori ekzekutiv i DFS Deutsche Flugsicherung, e cila mbikëqyr hapësirën ajrore të Gjermanisë.”Ekzistojnë tre nivele mbrojtjeje. Niveli i parë është se ekziston vetëm një kërcënim.…
Një banesë është përfshirë nga zjarri sot në orët e mëngjesit në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë. Fillimisht, lajmi është konfirmuar nga drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi, i cili bëri të ditur se ekipet kanë intervenuar menjëherë pas raportimit të rastit.Sipas informacionit fillestar, ende nuk dihet nëse ka dëme të mëdha materiale, ndërsa detajet e plota pritet të konfirmohen pas përfundimit të intervenimit. Zjarr në një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë Në një prononcim për Telegrafin, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se një person ka marrë trajtim…
Lamine Yamal nuk e fshehu fare zhgënjimin e tij në momentin kur u zëvendësua ndaj Frankfurtit, pavarësisht se Barcelona po e kontrollonte ndeshjen dhe rezultati ishte i sigurt.Trajneri Hansi Flick konfirmoi pas ndeshjes se i riu 18-vjeçar ishte dukshëm i mërzitur me vendimin. “Lamine ishte pak i zhgënjyer me zëvendësimin e tij, por ai mori një karton të verdhë dhe ne kishim nevojë për lojtarë të freskët”, shpjegoi ai, duke theksuar se gjithçka ishte thjesht një vendim taktik dhe parandalues.“Lamine është i tillë. Është i ri dhe mendoj se sjellja e tij është e mirë, është mirë që reagon kështu…
Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka zbuluar një histori të panjohur më herët lidhur me një takim që ka pasur me futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo, në vitin 2016. Në një intervistë për “Andale”, ajo ka treguar se si kishte nisur gjithçka në një ditë në Ibiza, ku zhvillohej një festë.“Ikëm në Ibiza, aty ishte një jaht që ishin disa jahte aty te porta që ishin pak si party dhe po vjen një jaht dhe ishin disa djem, njëri nga ta ishte Ronaldo dhe ishin afër tavolinës tonë”, u shpreh ajo. @andale.al Videon e plotë…
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë, i dyshuar për keqpërdorim të pasurisë së huaj, pas një denoncimi të bërë nga një grua kosovare më 9 dhjetor 2025.Sipas raportit policor, ankuesja së bashku me djalin e saj është paraqitur në stacionin policor duke raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte mashtruar djalin e saj, përcjell Telegrafi.”Ankuesja femër kosovare së bashku me djalin e saj, është paraqitur në stacion policor dhe ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka mashtruar djalin e saj duke e bindur të tërheq para nga banka në vlerë 1485 € për t’i dhënë…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të martën pasdite në rrugën nacionale N223 në Leposaviq, ku janë përfshirë dy automjete me ngasës meshkuj kosovarë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20.Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe tre pasagjerë, derisa një nga pasagjerët e lënduar ka ndërruar jetë në spital.”Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe tre pasagjer. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident njëri nga pasagjerët e lënduar ka ndërruar jetë”, thuhet…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari