KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Jakup Krasniqi përfundon vizitën te familja, kthehet në Hagë mes lotëve dhe mërzisë

Jakup Krasniqi përfundon vizitën te familja, kthehet në Hagë mes lotëve dhe mërzisë

Ish-zëdhënësi i UÇK-së dhe ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka përfunduar sot vizitën katër ditore te familja e tij në Prishtinë, dhe është kthyer në Hagë. Mes lotëve, përqafimeve dhe emocioneve, Krasniqi u përshëndet me anëtarët e familjes së ngushtë. Kurse me vëllezërit dhe pjesën tjetër të familje pati mundësinë të përshëndetej vetëm nga larg.

T’i përqafoj e të ç’mallet me ta se pati mundësinë tash e katër ditë.)

Por në orët e fundit të qëndrimit pranë familjës, ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi vëllezrit e nipërit i përshendeti nga larg.

Ndonëse, vizita e së shtunës qe më e shkurta në këto katër ditë, vëllezërit dhe anëtarët tjerë të familjës Krasniqi po prisnin që ta përcjellnin nga larg.

Vizita ua hoqi pak mallin ani pse s’u lejuan të qëndrojnë pranë tij.

“Mundësi ai tjetër sen nuk ka mujt më bë, me taku nuk kemi mujt vec me pa si fotografi pak ma rëndë është pak jo por shumë rëndë është s’di çka thojmë ma”, tha Rexhep Krasniqi, vëllai i Krasniqit.

Kur ora po shënonte drejt mesditës, në 12:00, flamujt për të cilët dha kontribut, Krasniqi u vendosën në rrugë, krah veturave të EULEX-it.

Emocionet i kapluan të gjithë, kur vizitës i erdhi fundi, e nga larg bacës së tyre i dhanë një mesazh.

E, i fortë qëndroi edhe teksa po i përshendetse fëmijët e tij, një nga një.

Qëndrimit katër ditor i erdhi fundit.

Nga Velania e Prishtinës, Jakup Krasniqi nën përcjelljen e zyrtarëve të EULEX-it u nis drejt selisë së këtij misioni.

E, nga aty në orën 15:00, Krasniqin e kthyen pranë tre shokëve në Hagë, të cilët Gjykata Speciale i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.

Të mërzitur e nën emocione, familjarët tjerë shkuan t’i takojnë fëmijët dhe bashkëshorten e Krasniqit, shëndeti i së cilës qe arsyeja e vizitës së tij.

Kur dolën, në gjendje s’ishin për të thënë asgjë.

Ndërkohë të premten, një nga zyrtarët e EULEX-it që po bartnin Krasniqin, u raportua në media se ia drejtoi armën njërit prej familjarëve, ky mision më vonë mohoi këtë pretendim.

Jakup Krasniqi, u sollë nga Haga në Kosovë të mërkurën për vizitë katër ditore për shkak të shëndetit të gruas së tij.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.