- Aksident i rëndë në Finlandë, një qytetar i Kosovës humb jetën
- Nuk keni më nevojë të shkruani email-e, thjesht flisni dhe ky aplikacion i shkruan për ju
- Acura lë derën hapur për një veturë sportive që mund të ndryshojë gjithçka
- Ariu bëhet “mysafir” i padëshiruar dhe ndez zjarr në një shtëpi në SHBA
- E lani tapetin e banjës kështu? Mund ta dëmtoni sa herë e fusni në rrobalarëse
- Galatasaray kërkon edhe një yll të Milanit gjatë negociatave për Rafael Leaon
- Ukraina goditi dy anije turke, Turqia thërret ambasadorin ukrainas
- Tre sulme fizike dhe kërcënim me armë në Tetovë e Gostivar brenda 24 orëve
Author: korrektpress
Mijëra pushues dhe turistë kanë mbetur të bllokuar prej orësh në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.Fundjava ka sjellë një fluks të madh automjetesh, duke shkaktuar kolona të gjata dhe vështirësi të mëdha në qarkullim.Situata është bërë edhe më e rëndë për familjet, pasi në automjetet e mbetura në trafik ndodhen edhe fëmijë të vegjël.Qytetarët raportojnë se kanë qëndruar të bllokuar për rreth dy orë, pa mundur të lëvizin normalisht.Kolonat e trafikut shtrihen për kilometra të tëra, nga Rana e Hedhun deri në aksin Lezhë–Milot./RTSH – YouTube youtu.be
Organizatorët e Eurovisionit po shqyrtojnë ndryshime të rëndësishme në mënyrën e votimit, me synimin për të kufizuar fushatat e organizuara që mund të ndikojnë në rezultatin e konkursit.Sipas propozimit të EBU-së (Unioni Evropian i Transmetuesve), votimi i publikut do të zhvillohej vetëm përmes internetit. Gjithashtu, shikuesit mund të detyrohen të votojnë për tre këngëtarë të preferuar, në vend që të përdorin të gjitha votat për një përfaqësues të vetëm. EurovisionÇështja e votimit u vu nën vëmendje të madhe pas Eurovisionit të vitit 2025, kur qeveria izraelite inkurajoi votuesit të përdornin numrin maksimal të votave për përfaqësuesen e saj, Yuval Raphael.…
Prishtina ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Ballkanit, duke e nisur mbraë sezonin e ri të Superligës së Kosovës.“Bardhëkaltërit” zhvilluan një paraqitje solide për të triumfuar me rezultat 4-2.Albin Krasniqi pas vetëm 10 minutave lojë shënoi një gol të bukur për ta kaluar Prishtinën në epërsi.I njëjti më pas dyfishoi epërsinë pas një tjetër aksioni të shpejtë, për të mos dështuar nga afërsia (19’).Ballkani pastaj dominoi për pak minuta dhe e gjeti golin përmes qendërsulmuesit Valentin Serebe, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë (24’).Sidoqoftë, Prishtina nuk lejoi befasi për ta rikthyer epërsinë e dyfishtë falë Assane…
Hajdutët kanë vjedhur katër vepra arti të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, me vlerë prej dhjetëra milionë eurosh, nga muzeu rajonal i qytetit të Mesinës, në Sicili.Mes veprave të vjedhura janë tre nga pesë panelet e mbijetuara të “Poliptikut të San Gregorios”, të realizuar në vitin 1473, si dhe një panel dypalësh që paraqet Virgjëreshën Mari dhe Krishtin”.Sipas mediave italiane, hajdutët hoqën të pesë panelet e poliptikut nga korniza, por dy prej tyre i lanë pas gjatë arratisjes. Paneli tjetër ishte hequr nga një vitrinë e blinduar.Vjedhja ndodhi ndërsa në qytet po zhvilloheshin festimet tradicionale të Ferragostos. Në atë…
Nga retinoli dhe acidi hialuronik te trajtimet dermatologjike, këto janë mënyrat që mund ta bëjnë lëkurën më të lëmuar dhe më të freskëtNëse në ballë, rreth syve ose mes vetullave kanë filluar të shfaqen vijat e para të holla, kjo nuk do të thotë se botoksi është e vetmja zgjidhje. Me kujdesin e duhur të lëkurës dhe, kur është e nevojshme, me trajtime profesionale, rrudhat mund të bëhen më pak të dukshme.Sigurisht, asnjë krem nuk mund ta “fshijë” një rrudhë të thellë brenda natës. Por hidratimi, mbrojtja nga dielli dhe përbërësit e zgjedhur me kujdes mund ta bëjnë lëkurën të…
Pas përfundimit të maturës shtetërore, maturantët tashmë janë para zgjedhjes së universitetit dhe drejtimit që do të studiojnë. Për vitin akademik 2026/2027, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka paraparë 1.360 vende për studentët e rinj. Sipas rektorit, Besnik Fetaji, për herë të parë, regjistrimi do të zhvillohet përmes një procesi të digjitalizuar, ndërsa aplikimi do të bëhet online. Për Universitetin “Nënë Tereza”, afati i parë i aplikimit është nga 24 deri më 26 gusht. Rezultatet publikohen më 28 gusht, ndërsa regjistrimi i kandidatëve të pranuar bëhet nga 1 deri më 4 shtator.“Prej sivjet kemi bë digjitalizimin komplet të universitetit dhe…
Gjykata Administrative Federale e Zvicrës ka konfirmuar vendimin për dëbimin e një shtetasi 35-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pasi Zyra Federale e Policisë (Fedpol) e akuzon atë për mbështetje të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (ISIS). Ndaj tij është vendosur gjithashtu një ndalesë hyrjeje prej 20 vjetësh në Zvicër dhe në Principatën e Liechtensteinit. Sipas aktvendimit të gjykatës, masa e dëbimit konsiderohet proporcionale, duke hedhur poshtë ankesën e bërë nga 35-vjeçari.Zyra e Policisë Federale e kishte urdhëruar dëbimin e tij që në vitin 2022, me konstatimin se ai është i radikalizuar. Siç thuhet në vendimin e gjykatës, i dënuari kishte bërë…
Joao Cancelo është shumë pranë rikthimit te Barcelona, pasi klubi katalanas ka arritur marrëveshje me Al Hilal për ndërprerjen e kontratës së mbrojtësit portugez.Sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja tashmë është e kryer, me Cancelo që do t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë. Portugezi ka marrë autorizimin për të udhëtuar drejt Spanjës në fillim të javës së ardhshme, ndërsa transferimi pritet të finalizohet së shpejti.Cancelo kishte arritur marrëveshje personale me Barcelonën që në muajin qershor dhe tashmë është plotësisht i gatshëm për të nënshkruar kontratën e re me klubin katalanas. Gazetari Fernando Polo kishte raportuar gjithashtu se 32-vjeçari ishte i gatshëm…
Barcelona mund të bëjë ende disa përforcime para mbylljes së afatit kalimtar të verës, me trajnerin Hansi Flick që ka lënë të kuptohet se skuadra katalanase ka nevojë për lojtarë të rinj.Barcelona e mbylli ndeshjen e fundit miqësore të fazës përgatitore me një fitore të thellë 5-2 ndaj Baselit, por pavarësisht paraqitjes së mirë, Flick pranoi se skuadra mund të ketë ende nevojë për ndërhyrje në merkato.“Mund të na mungojë diçka, do ta shohim gjatë kësaj jave”.“E rëndësishme është të punojmë shumë për ta ruajtur nivelin e sezonit të kaluar. Ndeshja e së dielës ishte një test i mirë për…
Më 16.08.2026, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria personin I.T. (45) nga Gostivari. Pas një denoncimi të mëparshëm për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij 35-vjeçare, te ai janë matur 1,01 promil alkool në gjak.Gjatë mbrëmjes, bashkëshortja ka denoncuar përveç kësaj se i njëjti për një periudhë të gjatë kohore, nën ndikimin e alkoolit, e kishte detyruar në marrëdhënie seksuale dhe kishte ushtruar maltretim psikologjik e fizik ndaj saj dhe fëmijëve. Mbi këtë bazë, në orën 23:55 është kryer bastisje në shtëpinë e I.T., me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar sende që lidhen me veprën penale.…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari