Një qytetar nga Mali i Zi dyshohet se prej rreth dy muajsh, kohë pas kohe, po pret drunj në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
IndeksOnline raporton se drunjtë po prehen në bjeshkën e Sejnovës, për t’u transportuar më pas drejt Malit të Zi.
Sipas burimeve të IndeksOnline, vetëm përgjatë javëve të fundit janë prerë mbi 50 metra kub dru.
Në videot e siguruara shihet lokacioni ku po kryhet prerja, rruga nëpër të cilën transportohen drunjtë, si dhe mënyra se si po tërhiqen drejt Malit të Zi.
I dyshuari është duke shkaktuar një dëm të madh në parkun kombëtar.
Më poshtë pamje:
Burimi: indeksonline.net ↗

