KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Thyejnë rregullat, banorëve të Big Brother VIP Kosova 5 u zbritet çmimi i madh në 175 mijë euro

Thyejnë rregullat, banorëve të Big Brother VIP Kosova 5 u zbritet çmimi i madh në 175 mijë euro

Një tjetër goditje për banorët e “Big Brother VIP Kosova 5”. Çmimi i madh i këtij edicioni ka pësuar sërish ulje, duke zbritur në 175 mijë euro pas aktivizimit të alarmit në shtëpinë më të famshme në vend.

Shkak për këtë penalizim janë bërë shkeljet e vazhdueshme të rregullave nga banorët, të cilët në disa raste kanë hequr mikrofonat, madje edhe i kanë hedhur ata.

Aktivizimi i gongut dhe ulja e çmimit të madh pritet të jetë një lajm aspak i këndshëm për konkurrentët, të cilët rrezikojnë të humbasin edhe më shumë nga shuma që do të fitojë fituesi i këtij edicioni.

Kujtojmë se çmimi fillestar i “Big Brother VIP Kosova 5” ishte 200 mijë euro, por pas shkeljeve të mëparshme kishte zbritur fillimisht në 190 mijë euro.

Me penalizimin e fundit, shuma ka rënë në 175 mijë euro, duke bërë që banorët të humbin gjithsej 25 mijë euro nga çmimi i madh. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Hap videon në burimin e saj ↗

Ndiq zhvillimet e kësaj ngjarjeje ↗

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.