KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dy përballje tejet interesante sot në Superligën e Kosovës: Ballkani – Gjilani dhe Drita – Feronikeli

Dy përballje tejet interesante sot në Superligën e Kosovës: Ballkani – Gjilani dhe Drita – Feronikeli

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje mjaft të rëndësishme të cilat pritet të sjellin emocione dhe lëvizje të rëndësishme në pjesën e sipërme të tabelës.

Në orën 13:00, vëmendja do të jetë e përqendruar te përballja mes Ballkanit dhe Gjilanit. Të dy skuadrat kanë zhvilluar deri më tani nga 13 ndeshje, me Gjilanin që mban vendin e katërt me 22 pikë (golavarazh +6), ndërsa Ballkani renditet në pozitën e pestë me 19 pikë (golavarazh +6). Një duel i drejtpërdrejtë mes dy ekipeve fqinje dhe pretendente ku çdo pikë peshon shumë për zonën e kreut.

Ndërkaq, nga ora 16:00, Drita pret Feronikelin. Drita hyn në këtë takim nga vendi i tretë me 24 pikë në 13 ndeshje të zhvilluara (golavarazh +8), duke synuar të mbajë ritmin me kryesuesit FC Prishtina (35 pikë nga 14 ndeshje) dhe Malisheva (30 pikë nga 14 ndeshje).

Në anën tjetër, Feronikeli ndodhet në vendin e shtatë me 15 pikë nga 13 ndeshje (golavarazh -5) dhe kërkon rezultat pozitiv për t’u ngjitur më lart në renditje./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.