KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia sekuestron 150 fishekë të padeklaruar në valixhen e një shoferi autobusi në Merdare

Policia sekuestron 150 fishekë të padeklaruar në valixhen e një shoferi autobusi në Merdare

Pas kontrollit në kufi, shoferi dorëzoi në shtëpinë e tij dy armë me leje dhe 240 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e raportuar fillimisht nga Dogana, ku gjatë kontrollit të një autobusi në pikën kufitare në Merdare u gjetën 150 fishekë të padeklaruar.

Sipas Policisë, njësitë policore dhe zyrtarët doganorë gjetën në valixhen e shoferit 50 fishekë për pushkë gjuetie dhe 100 fishekë me gaz. Municioni u sekuestrua, ndërsa shoferi deklaroi gjatë intervistimit se fishekët i kishte blerë në një dyqan në Itali.

Prokurori kujdestar urdhëroi hapjen e rastit dhe kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit. Gjatë kontrollit, shoferi dorëzoi një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, të dyja me leje, si dhe 240 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Policia e ka iniciuar rastin për import dhe transportim të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.