Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë arrestuar në Shkodër dhe Vorë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Njëri prej tyre është dënuar me 7 vite e 11 muaj burg për vjedhje me dhunë dhe vepra të tjera penale, ndërsa tjetri me 4 vite burg për torturë dhe skllavëri.
Policia bën me dije se ndaj të dyve kanë mbetur ende për të vuajtur pjesë të dënimeve dhe se kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre, raporton Top Channel.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve në Itali.
Burimi: indeksonline.net ↗

