- Vala e të nxehtit mund t’i dëmtojë injeksionet për dobësim pa e kuptuar fare
- Zbulohen detaje nga betimet e Taylor Swift dhe Travis Kelce në altar
- Maroku i pandalshëm, mposht Kanadanë dhe kualifikohet në çerekfinale të Botërorit
- Rruga UÇK ndriçohet plotësisht deri te Ambasada Amerikane
- SHBA po prodhon 1,200 milionerë të rinj çdo ditë – çfarë kanë të përbashkët ata?
- Privohet nga liria 42-vjeçari nga Makedonski Brod, pasi në shtëpinë e tij u gjet marihuanë
- 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet me notën më të lartë
- Gazetari gjerman: Si mediat serbe, pa kontekst, riprodhojnë narrativat e Kremlinit
Author: korrektpress
OEK mirëpret Rregulloren e re të BQK-së që promovon arbitrazhin në zgjidhjen e kontesteve financiare
Oda Ekonomike e Kosovës përshëndet vendimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) për hyrjen në fuqi, nga 1 qershori 2026, të Rregullores së re për Procesin e Trajtimit të Ankesave nga Institucionet Financiare, e cila për herë të parë promovon dhe institucionalizon në mënyrë të qartë përdorimin e mekanizmave alternativë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, përfshirë arbitrazhin.Në përputhje me nenin 12 të kësaj rregulloreje, institucionet financiare obligohen që klientët t’i informojnë për mundësinë e zgjidhjes së kontesteve përmes arbitrazhit dhe ndërmjetësimit. Gjithashtu, dokumentacioni para-kontraktual duhet të përmbajë klauzola që mundësojnë përdorimin e këtyre mekanizmave, në pajtim me legjislacionin në…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë ka shënuar fillimin e përgatitjeve për kremtimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, duke ngritur me krenari flamurin amerikan në ambientet e ambasadës.Përmes një njoftimi, ambasada bëri të ditur se ceremonia simbolike është pjesë e aktiviteteve që i paraprijnë jubileut të rëndësishëm të historisë amerikane.”Në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, me krenari e shfaqëm flamurin ndërsa përgatitemi të festojmë 250-vjetorin e Amerikës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.Ndryshe, Shtetet e Bashkuara do të shënojnë 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë më 4 korrik 2026, një jubile që do të përcillet me aktivitete…
Komuna e Ferizajt ka njoftuar qytetarët se po vazhdon shqiptimi i gjobave për hedhjen e mbeturinave.Sipas Inspektoratit të Komunës së Ferizajt, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme kanë vazhduar aktivitetet për identifikimin dhe gjobitjen e personave që hedhin mbeturina në zona të papërshtatshme.Udhëheqësi i Sektorit të Inspektoratit të Ferizajt, Feriz Hyseni, tha se janë duke u ndërmarrë masa për parandalimin e deponive ilegale të mbeturinave.”Njëra nga gjobat është shqiptuar në rrugën Burrnik–Pleshinë, në fshatin Prelez i Jerlive, te kryqëzimi i rrugëve “Astrit Bytyqi”, “Gjon Serreçi” dhe “2 Korriku”, ndërsa në rrugën “Enver Topalli” gjoba është shqiptuar për ndotje të…
Inteligjenca Artificiale (IA) po bëhet me shpejtësi mjaft e fuqishme për të rritur ndjeshëm aftësitë e kriminelëve, grupeve terroriste dhe shteteve armiqësore, përveç nëse qeveritë dhe kompanitë e teknologjisë forcojnë masat e sigurisë, thuhet në raportin e ri të publikuar nga Qendra e Universitetit të Cambridge për Studimin e Rrezikut Ekzistencial (CSER).Raporti paralajmëron se sistemet gjithnjë e më të afta të Al mund t’i bëjnë sulmet e sofistikuara kibernetike më të lira, më të shpejta dhe të aksesueshme për një gamë shumë më të gjerë aktorësh keqdashës, duke përshpejtuar gjithashtu dezinformimin në internet, mashtrimin, kërcënimet biologjike dhe kimike dhe përdorimin…
Para 63 vitesh, presidenti amerikan John F. Kennedy mbajti fjalimin e famshëm “Ich bin ein Berliner”, Jam qytetar i Berlinit, duke shprehur mbështetjen e SHBA-së për Gjermaninë Demokratike Perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë.Fjalimi i 26 qershorit ishte vlerësuar gjerësisht si fjalimi më i njohur i Luftës së Ftohtë dhe fjalimi më i famshëm antikomunist.Kennedy synonte të nënvizonte mbështetjen e SHBA-së për Gjermaninë Perëndimore 22 muaj pasi Gjermania Lindore e pushtuar nga Sovjetikët ngriti Murin e Berlinit për të parandaluar emigrimin masiv në Perëndim.Presidenti amerikan gjatë fjalës së tij u shpreh edhe në gjermanisht.“Ka disa që thonë se komunizmi është e…
Bazuar në rezultatet e Anketës Rajonale WeBalkans 2026, Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit radhitet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Republikën e Kosovës, duke gëzuar 87.4% të besueshmërisë së qytetarëve të anketuar.Lidhur me këtë, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin e vazhdueshëm të treguar ndaj FSK-së. Gjithashtu Gjeneral Jashari falënderoi të gjithë personelin e FSK-së për profesionalizmin, punën e palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm në përmbushje të misionit. “Ky vlerësim i lartë paraqet dëshmi të përkushtimit, profesionalizmit dhe…
Pasi periudha e verës karakterizohet me temperatura të larta, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe përhapjen e shpejtë të zjarreve në sipërfaqe të hapura, Komuna e Ferizajt apelon qytetarët që të kenë kujdes duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të Komunës së Ferizajt, thuhet se në rast të ndonjë zjarri qytetarët mund të lajmërojnë rastet emergjente në numrin 193 (telefon fiks ose celular). “Kemi hyrë në sezonin e verës, periudhë gjatë së cilës fillon edhe fushata e korrje-shirjeve. Kjo periudhë pritet të karakterizohet me temperatura…
Prodhuesi i makinave Volkswagen me seli në Wolfsburg po përgatitet për ndryshime.Raportohet se drejtori ekzekutiv Oliver Blume po planifikon të shkurtojë deri në 100,000 nga afërsisht 657,000 vendet e punës të grupit në të gjithë botën. Kjo do të përbënte dyfishimin e objektivit të mëparshëm për shkurtimet e vendeve të punës: vetëm pak muaj më parë VW njoftoi planet për të shkurtuar rreth 50,000 vende pune deri në vitin 2030 – një veprim që në atë kohë konsiderohej si historikisht i rëndësishëm.Thuhet se Blume i ka paraqitur tashmë bordit drejtues një plan përkatës ristrukturimi. Përveç shkurtimeve të vendeve të punës,…
Me një fitore kundër Panamasë (1-0) falë një goli të Ante Budimir në minutën e 54-të, Kroacia mbeti në lojë për fazën eliminatore të Kupës së Botës.Përpara përfundimit të grupit, “Vatreni” mund të përfundojë në çdo pozicion – nga i pari në të tretin. Gjithçka do të jetë më e qartë nesër pas orës 23:00, kur ndeshjet Kroaci-Gana dhe Angli-Panama luhen në të njëjtën kohë.Si kujtesë, formati i garës është i tillë që dy ekipet kombëtare më të mira nga secili prej 12 grupeve avancojnë në fazën e 1/16-tës, së bashku me tetë ekipet më të mira të vendit të…
Kryetari i Komunë së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se punimet në sheshin “Xhorxh Bush” janë duke u zhvilluar intenivisht, gjersa tha se po punohet në katër fronte njëkohësisht. Sipas Ramës, në terren po ponohet në demolimin e shtresës ekzistuese të sheshit, vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit. Ai tha se tutje se punimet po zhvillohen edhe në pllakën betonarme dhe vendosjen e pllakave të granitit. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari