- Parashikimi i FMN-së për rritjen ekonomike të Kosovës dhe Shqipërisë
- Zhegrova futet në lojë – 20 minuta për ylli e Kosovës
- SHBA-të ‘sekuestruan’ një anije iraniane që po përpiqej të kalonte bllokadën detare – thotë Trump
- Një 53-vjeçar humb jetën aksidentalisht në Ujëvarën e Sotirës në Gramsh
- Sandra Bullock hap llogari në rrjetin social Instagram, fiton 5 milionë ndjekës në tre ditë
- Policia thirret pasi sherri për “shnitzel” u shndërrua në dhunë në Geiselhöring të Gjermanisë
- GM përdor AI për të përshpejtuar dizajnin dhe testimet e makinave
- Besfort Zeneli me gol të bukur vendos derbin e Belgjikës
Author: korrektpress
Këshilli i Prokurorëve Publik në seancën e sotme, me 10 vota “për”, zgjodhi Besir Aliun për shef të Prokurorisë Themelore në Tetovë, përcjell “TV21”.Aliu ka ushtruar këtë funksion edhe gjatë mandatit të kaluar, duke u zgjedhur për herë të parë në vitin 2020 nga Këshilli i Prokurorëve.Ai ka përvojë të gjerë në sistemin e drejtësisë, duke qenë gjithashtu anëtar i Këshillit Drejtues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë.
Banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexhës, i është lejuar të dalë nga shtëpia dhe të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij.Kjo u bë e ditur përmes një postimi të ndarë në rrjete sociale nga llogaria e Labit në Instagram.Familja gjithashtu ka falënderuar produksionin që Labit ia mundësuan të jetë pranë më të dashurve të tij në këtë ditë të vështirë për ta. Foto: InstagramNjoftimi i plotë:“Sot, për shkak të ndarjes nga jeta të gjyshit të tij, Labit do t’i lejohet të jetë prezent në varrimin që mbahet në Rahovec, në ora 13:00. Falënderojmë produksionin e…
Finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës midis Marokut dhe Senegalit mund të mos ketë ofruar lëvizje të bukura futbolli, por ofroi shumë emocione, dhe një prej tyre ishte drama e vërtetë që u zhvillua pas portës së portierit senegalez, Edouard Mendy.Konkretisht, në mes të ndeshjes, kapiteni i Marokut, Achraf Hakimi, mori peshqirin e Mendyt dhe e hodhi pas reklamave. Mbrojtësi i Senegalit, El Hadji Malick Diouf, reagoi menjëherë, duke kërcyer mbi gardh dhe duke ia kthyer peshqirin Mendyt, por ajo copë e vlefshme pëlhure u zhduk përsëri.Në atë moment, portieri rezervë i Senegalit, Yehvan Diouf, hyri në skenë dhe…
Atletico Madridi po shqyrton seriozisht mundësinë e shitjes së Julian Alvarez gjatë afatit kalimtar të verës, duke qenë i vetëdijshëm për interesin e madh që sulmuesi argjentinas vazhdon të ketë në tregun evropian.Klubi madrilen synon të përfitojë financiarisht nga një lojtar që, pavarësisht emrit të madh, nuk po kalon momentin më të mirë sportiv në “Metropolitano”.Julian Alvarez po përjeton sezonin më të vështirë që nga transferimi i tij te Atletico. Forma e dobët, mungesa e golave dhe ndikimi i kufizuar në ndeshjet vendimtare kanë ndikuar negativisht në lojën e skuadrës. Diego Simeone ka nisur ta zëvendësojë shpesh para kohe, një…
Me 7 vota “pro”, dy “kundër” dhe dy “të përmbajtur”, Këshilli i Prokurorëve Publikë e zgjodhi Anel Fidoskin për shef të ri të Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit.Fidoski ishte një nga pesë kandidatët për këtë pozitë të rëndësishme në strukturën e Prokurorisë Publike, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për PTP-në më të madhe dhe më të ekspozuar.Kryetari aktual i PTHP-s Shkup, Gavril Bubevski, mori 5 vota “pro”, të pamjaftueshme për rizgjedhje.Edhe tre kandidatët e tjerë, Tanja Trajçevska, Dejan Petreski dhe Spasenka Andonova, nuk morën mbështetje të mjaftueshme.
Gjykata Supreme e Kosovës ka njoftuar opinionin publik për aktgjykimin P.A.nr.16/2025, duke sqaruar rolin dhe kompetencat e saj në lidhje me shfuqizimin e disa dispozitave të udhëzimit administrativ nr. 05/2015 (MPMS), që lidhen me pensionistët.“Me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar: nenin 4 paragraf 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015 (MPMS), si dhe nenin 5 paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të këtij Udhëzimi, që kanë të bëjnë me procedurat e lajmërimit, suspendimit nga pagesa dhe kthimit të mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve”, thuhet në njoftimin e Supremes.Gjykata thekson se aktgjykimi është dorëzuar…
Një vit pas lansimit në Kosovë dhe zgjerimit të shpejtë në dy qytete, duke shënuar një nga lansimet më të suksesshme të Wolt në nivel global, Wolt prezanton ridizajnimin më të madh të aplikacionit në historinë e tij. Ky përditësim shënon një hap të rëndësishëm në evolucionin e Wolt nga një aplikacion për dërgesa ushqimi në një platformë të plotë të tregtisë lokale – një “qendër tregtare në xhepin e secilit”.Aplikacioni i ridizajnuar i Wolt ua bën më të lehtë se kurrë përdoruesve në Kosovë të zbulojnë, shfletojnë dhe blejnë gjithçka që ofron qyteti i tyre – nga restorantet dhe…
Në ushqyerjen e përditshme, zgjedhjet e vogla bëjnëdiferencë të madhe për shëndetin afatgjatë. Një ngaproduktet që po vlerësohet gjithnjë e më shumë për ndikimin e tij pozitiv në organizëm është hummusi, një ushqim i thjeshtë në përbërje, por i pasur në vlera ushqyese.I përgatitur nga qiqra dhe përbërës natyralë, hummus-i është kthyer në një alternativë ideale për ata që kërkojnë ushqim të balancuar, të lehtë për tretje dhe me përfitime reale për trupin.Përbërje e pastër, vlera reale ushqyeseHummusi përmban vetëm elemente natyrale: qiqra, vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, kripë deti dhe tahini. Kjo formulë e bën atë pa gluten, pa…
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj raportimeve në media se një individ në Gjilan dyshohet se ka ofruar barna për “shërimin” e fëmijëve me autizëm.PRAK thekson se ky rast nuk duhet trajtuar vetëm si një incident i izoluar apo si përgjegjësi individuale penale, por si një fenomen alarmant që nxjerr në pah dështime serioze sistemike në mbrojtjen e pacientëve, veçanërisht të fëmijëve dhe familjeve në situata të ndjeshme emocionale dhe sociale. KOMF: Vetëm qasjet shkencore dhe të bazuara në evidencë mund të mbrojnë fëmijët me autizëm Lexoni të plotë reagimin:Lidhur…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari