KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Edhe 15 gola nga historia: Ronaldo shkëlqen me hat-trick, por polemikat vazhdojnë

Edhe 15 gola nga historia: Ronaldo shkëlqen me hat-trick, por polemikat vazhdojnë

Cristiano Ronaldo është gjithnjë e më pranë realizimit të 1000 golave në karrierë.

Kapiteni i Al-Nassr shënoi tri herë ndaj Al-Kholoodit, duke e çuar në 985 numrin e golave sipas statistikave zyrtare të kampionatit saudit.

Por një gol i tij vazhdon të shkaktojë debate. Bëhet fjalë për realizimin në fitoren 3-1 ndaj Al-Faisaly, kur topi përfundoi në rrjetë pas një aksioni që përfshiu Ronaldon dhe mbrojtësin Andre Girotto.

Liga Saudite ia regjistroi golin portugezit, por Opta dhe platforma të tjera statistikore e konsideruan autogol.

Kjo ka bërë që numri i golave të Ronaldos të ndryshojë në varësi të burimit të statistikave.

Sipas shifrave zyrtare saudite, sulmuesit 15 gola i ndajnë nga arritja historike. Nëse goli i diskutueshëm nuk llogaritet, atij i duhen edhe 16 realizime.

Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror, ndërsa çdo gol i tij tashmë analizohet me kujdes, në një garë që po i afrohet fundit të shumëpritur. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.