KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Legjenda e Al-Hilalit e sfidon sërish Ronaldon: I vendosë një kusht për 1000 golat

Legjenda e Al-Hilalit e sfidon sërish Ronaldon: I vendosë një kusht për 1000 golat

Cristiano Ronaldo vazhdon t’i afrohet një prej objektivave më të mëdhenj të karrierës së tij, arritjes së 1000 golave, por një legjendë e futbollit saudit ka vendosur t’i bëjë një sfidë të re portugezit.

Mohamed Al-Deayea, ish-portieri legjendar i Al-Hilalit, kishte dyshime nëse Ronaldo do të arrinte ndonjëherë këtë shifër.

Megjithatë, forma e jashtëzakonshme e sulmuesit të Al-Nassr dhe përkushtimi i tij për të vazhduar të luajë në nivelin më të lartë kanë bërë që ai ta ndryshojë qëndrimin.

Duke folur në emisionin “Doreena Ghair”, Al-Deayea vendosi një kusht të qartë për realizimin e objektivit historik.

“Nëse Ronaldo nuk shënon 15 gola para periudhës së dimrit, ai nuk do ta arrijë shifrën prej 1000 golash”, deklaroi ish-portieri saudit.

Por Al-Deayea nuk u ndal me kaq. Ai bëri edhe një koment ironik për nivelin e mbrojtjeve në kampionatin saudit.

“Ronaldo do të arrijë në 1000 gola për sa kohë që kemi skuadra me mbrojtje të tilla”, u shpreh ai.

Deklarata e tij rikthen debatin për nivelin e konkurrencës në Ligën Profesionale Saudite dhe lehtësinë me të cilën Ronaldo po gjen rrugën drejt rrjetës.

Portugezi vjen pas një paraqitjeje fantastike ndaj Al-Khaleejit, ku realizoi hat-trick në fitoren 5-3 të Al-Nassr.

Me këtë sukses, ai e çoi në 885 numrin e golave në karrierë, sipas shifrave të raportuara nga Goal.com.

Ronaldo vazhdon kështu ndjekjen e një rekordi historik, ndërsa sfida e Al-Deayeas i shton edhe më shumë interesimin për golat e tij të ardhshëm. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.