Author: korrektpress

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës ka njoftuar opinionin publik për tërheqjen e një serie të produktit ushqimor për foshnje APTAMIL AR 2, për shkak të pranisë së substancës Cereulide. Lajmi ka ardhur përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), me njoftimin nr. 2026.0598.“Në një seri të këtij produkti, i cili përdoret për qëllime të veçanta mjekësore, është identifikuar prania e substancës Cereulide, dhe është kërkuar tërheqja e menjëhershme e produktit nga tregu”, thuhet në njoftim.Agjencia bën të ditur se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, ndaj janë ndërmarrë masa të…

Read More

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Njësitin për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës, po zhvillon një aksion në ndërmarrjen publike regjionale të pastrimit “Eko Regjioni” në Prizren.Aksioni po zhvillohet nën dyshimet për dy vepra penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me prokurim publik”, raporton Telegrafi.Aksionin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnorë Luta, duke theksuar se aksioni është në zhvillim e sipër.Hetimet dhe veprimet policore vazhdojnë, ndërsa Prokuroria Speciale do të japë më shumë detaje për rezultatet e aksionit pas përfundimit të tij. /Telegrafi/

Read More

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, mund të ketë pasur një ditë të ngjeshur duke menaxhuar reagimin e qytetit ndaj stuhisë.Megjithatë, ai nuk ishte shumë i zënë për të ndaluar dhe për të ndihmuar në nxjerrjen e një automjeti që kishte ngecur në borë në Brooklyn, përcjell Telegrafi.Mamdani iu përgjigj një postimi në mediat sociale që tregonte një video të tij duke ndihmuar në nxjerrjen e një furgoni në Myrtle Avenue në Brooklyn të dielën.Video: Mayor Mamdani seen with a shovel assisting a car stuck in the snow in the Hasidic-populated neighborhood of Williamsburg. pic.twitter.com/UOZtpMwGGi— Jacob N. Kornbluh…

Read More

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.Nga fillimi i këtij procesi, më 13 janar 2026, ora 18:00, deri më 26 janar, ora 10:00, janë rinumëruar rreth 67% ose 1,729 nga 2,557 vendvotime. Procesi i rinumërimit është mbyllur në 24 komuna.Rezultatet e rinumërimit të çdo vendvotimi janë të publikuara në platformën e KQZ-së për rezultate, në hapësirën QNR > Rinumërim: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/.KQZ ka bërë të ditur se rinumërimi do të vazhdojë deri në përfundimin e listës së vendvotimeve për të cilat është…

Read More

Reperi i njohur kanadez, Drake, ka bërë sërish një gjest që ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve në rrjetet sociale. I njohur për stilin e tij unik dhe për lidhjet e forta me kulturën pop, Drake ka publikuar në InstaStory-n e tij një fotografi ku shfaqet me një kapele të veçantë që mban flamurin kombëtar shqiptar, kuqezi.Ky simbol nuk është i panjohur për reperin, pasi më parë ai ka veshur një xhaketë me të njëjtin flamur, duke treguar se e ka një vend të veçantë për kulturën shqiptare. Fansat e reperit, veçanërisht nga Shqipëria dhe Kosova, nuk e kanë fshehur emocionin…

Read More

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka njoftuar se ekipet kujdestare gjatë ditëve të vikendit kanë qenë dukshëm të ngarkuara me punë, veçanërisht në Shërbimin Emergjent, Pediatri, Laborator dhe Radiologji.Sipas të dhënave zyrtare, ndihmë mjekësore emergjente kanë marrë gjithsej 225 pacientë. Nga ta, Shërbimi i Laboratorit ka realizuar analiza për 136 pacientë, duke përfshirë një numër të madh parametrash laboratorikë.Ngarkesë e konsiderueshme është evidentuar edhe në Shërbimin e Pediatrisë, ku ndihmë mjekësore kanë kërkuar 262 fëmijë. Pas vlerësimit mjekësor, 10 fëmijë janë ndaluar për trajtim të mëtejmë në repart.Ndërkohë, Shërbimi i Radiologjisë ka kryer 69 radiografi dhe 37 tomografi të kompjuterizuara,…

Read More

Gjatë muajve të dimrit, vitamina D bëhet më e rëndësishme për trupin tonë se kurrë, edhe pse është koha më e vështirë për ta marrë atë natyrshëm.Arsyeja është e thjeshtë: vitamina D prodhohet kryesisht në lëkurë nën ndikimin e dritës së diellit, dhe në dimër ditët janë më të shkurtra, dielli është më i dobët dhe ne e kalojmë pjesën më të madhe të kohës brenda, plotësisht në hije. Si rezultat, nivelet e vitaminës D bien tek një numër i madh njerëzish, shpesh pa simptoma të dukshme.Vitamina D luan një rol kyç në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm…

Read More

Për shkak të paralajmërimit të transportuesve për bllokadë, në vendin tonë do të mbyllen për qarkullimin e automjeteve të rënda pikat kufitare: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllatë dhe Bllacë, ndërsa Tabanoc–Preshevë do të mbyllet vetëm nga ana serbe.Për shkak të vendosjes së sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES) të Bashkimit Evropian, transportuesit nga Maqedonia e Veriut, si dhe nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, paralajmëruan se do të fillojnë një bllokadë shtatë ditore të pikave kufitare që çojnë drejt zonës Shengen. Kërkohet zgjidhje për problemin e evidentimit të qëndrimit në zonën…

Read More

Këtë vit, iniciativa globale Hour of Code u shënua në Kosovë në një format të ri dhe më të avancuar – Hour of AI – duke sjellë për herë të parë një fokus më të theksuar edhe në IA (Inteligjencën Artificiale), përveç kodimit klasik. Ky aktivitet shënoi edhe hapjen zyrtare të Edicionit të Tetë të Garës së Robotikës, organizuar nga Liga e Krijuesve Kosovarë (KosovaMakers League), si aktiviteti i parë në mbarë vendin. Iniciativa u realizua me koordinimin dhe mbështetjen e Ligës së Krijuesve Kosovarë, e cila uangazhua për ta shtrirë aktivitetin në sa më shumë institucione dhe komuna, duke…

Read More

Duket se dinamika mes banorëve ka marrë një kthesë të papritur. Limi, i cili deri pak kohë më parë shihej shumë afër Dolces, tani po kalon gjithnjë e më shumë kohë pranë Albës, duke krijuar konfuzion dhe tension në shtëpi. Ky ndryshim i shpejtë nuk është pritur mirë nga Dolce, e cila është shprehur e zhgënjyer dhe e irrituar nga sjellja e tij. BBVK/YouTubeSipas saj, Limi ka ndryshuar qëndrim brenda vetëm pak orësh, duke i kthyer fjalët dhe duke mos qenë i qartë në veprimet e tij. “Gënjeshtarët nuk i kam qejf, as në shoqëri, as në shtëpi, as të…

Read More