Dy raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar në Deçan.
Policia ka njoftuar se, njësia patrulluese ka ndalur një veturë që drejtohej nga i dyshuari kosovar dhe nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë me leje të skaduar dhe 13 fishekë
I dyshuari është dërguar në stacion dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Në një rast tjetër po ashtu në Deçan, policia ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari kosovar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë gjuetie me 13 fishekë. I dyshuari është dërguar në stacion dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

