Java ka nisur me një aksident trafiku në rajonin e Pejës, ku një veturë ka përfunduar jashtë rrugës kryesore në aksin rrugor Radavc–Pejë.
Në pamjet e siguruara shihet vetura e dalë jashtë rrugës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët policorë.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka informacione zyrtare lidhur me shkaqet e aksidentit apo nëse ka persona të lënduar.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione shtesë lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

