Author: korrektpress

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka kryesuar sot mbledhjen e dytë të rregullt të Kuvendit Komunal, në të cilën morën pjesë drejtorët e drejtorive komunale, anëtarët e Kuvendit, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.Gjatë kësaj mbledhjeje, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, ka paraqitur propozim-vendimin për aprovimin e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosovës, i cili u miratua nga Kuvendi.Po ashtu, me shumicë votash, Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka zgjedhur Jeton Eminin nënkryetar të Komunës nga radhët e komuniteteve.Në rend të ditës ishte edhe aprovimi…

Read More

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Murtezaj një ditë para mbajtjes së Kuvendit të kësaj partie theksoi se do të përkushtohet që liria, demokracia dhe normat e statutit të LDK-së së Ibrahim Rugovës të respektohen dhe zbatohen me vërtetësi dhe integritet.Murtezaj tha se ky takim i Kuvendit të LDK-së, që do të mbahet të shtunën më 31 janar vjen pas 20 muajve të mungesës së plotë të vendim-marrjes në dy organet kryesore dhe të vetme ku merren vendimet kryesore në LDK (Këshilli i Përgjithshëm dhe Kuvendi). Murtezaj: 18 muaj pa mbajtur Këshillin e Përgjithshëm i LDK-së, demokracia e brendshme…

Read More

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se çështja e presidentit apo presidentes së ardhshme do të trajtohet vetëm pasi të përmbyllen disa hapa të rëndësishëm institucionalë, duke theksuar se takimi me presidenten përbën hapin e katërt në këtë proces.Në një prononcim për media, Kurti sqaroi se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe trajtimit të të gjitha ankesave të mundshme, vendi duhet të kalojë nëpër tri faza paraprake. “Ndërkaq, sa i përket takimit me presidenten, jemi në komunikim dhe jemi takuar, por ta keni parasysh se ai do të jetë hapi i katërt. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe trajtimit…

Read More

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka njoftuar se po e ndjek me vëmendje të plotë procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025.Sipas njoftimit, gjatë procesit të rinumërimit janë vërejtur dyshime për mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Obiliqit.Në këtë kontekst, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetime paraprake, me qëllim të verifikimit të saktësisë së rezultateve dhe të përcaktimit nëse ka pasur shkelje të mundshme nga persona përgjegjës.Prokuroria Themelore në Prishtinë ka…

Read More

Jack Grealish mund të mos luajë më këtë sezon për Evertonin, në një zhvillim që përbën një goditje të rëndë për ambiciet e tij për t’u rikthyer në Kombëtaren e Anglisë dhe për të qenë pjesë e Kupës së Botës 2026.Anësori anglez ka impresionuar gjatë huazimit nga Manchester City, duke shënuar dy gola dhe dhënë gjashtë asistime, ndërsa ka nisur 18 ndeshje si titullar në Ligën Premier. Nën drejtimin e David Moyes, Grealish kishte gjetur një formë të re dhe një rol kyç në skuadrën e Evertonit. Megjithatë, trajneri Moyes ka dhënë lajme shqetësuese në konferencë për shtyp, duke pranuar…

Read More

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar që është intervistuar nga Prokuroria Speciale, edhe pse nuk dha më shumë detaje.Vitia po ashtu tha se shumë shpejt kjo do të sqarohet nga Prokuroria Speciale dhe nga ana e tij. “Por tash nuk mund të ju tregoj njëherë, por shumë shpejtë besoj që do të sqarohet dhe nga Prokuroria Speciale dhe nga ana ime”, tha shkurt Vitia.Telegrafi ka dërguar pyetje në Prokurorinë Speciale dhe është në pritje të një përgjigje. /Telegrafi/

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar sot Odën e Mjekëve të Kosovës.Pas takimit aty, Kurti në një deklaratë për media tha se Oda e Mjekëve i ka 5500 mjekë të licencuar dhe prej tyre rreth 150 janë të komunitetit jo shumicë. “Lajm fort interesant është që në gjashtë muajt e fundit janë rreth 50 mjekë të komunitetit serb që janë licencuar nga Oda e Mjekëve, pra që po inkorporohen në sistemin tonë të shëndetësisë…”, tha Kurti, raporton Telegrafi. Kryeministri në detyrë tutje tha se ka rënie të theksuar të largimit të mjekëve dhe…

Read More

KRU “Bifurkacioni” njofton se sot gjatë ditës do të ketë mungesë të furnizimit me ujë të pijes në fshatin Doganaj të Komunës së Kaçanikut.Sipas njoftimit, ndërprerja ka ardhur si pasojë e një defekti të paraqitur në rrjetin kryesor të ujësjellësit, nga i cili furnizohen edhe konsumatorët e rrugës Koxha në Doganaj.Nga KRU “Bifurkacioni” bëhet e ditur se ekipet janë në terren dhe po punojnë në sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi me ujë të pijes të rikthehet brenda ditës.Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve të zonës për këtë ndërprerje të përkohshme. /Telegrafi/

Read More

Ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është intervistuar gjatë ditës së sotme nga Prokuroria Speciale e Kosovës.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Nora Luta.Sipas tij, Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.“Ju njoftojmë se Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve,i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, ka thënë Luta. /Telegrafi/

Read More

VLEN në një kumtesë për media thotë se Plani Operativ për Punësim 2025 po jep rezultate dhe se të rinjtë marrin guxim dhe aplikojnë për të nisur bizneset e tyre.Nga VLEN thonë se me Besar Durmishin në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, ky plan po e orienton mbështetjen aty ku prodhon më shumë ndryshim.”Te të rinjtë dhe te gratë. Vetëpunësimi, vetëpunësimi në partneritet, punësimi i subvencionuar dhe trajnimet profesionale po kthehen në mundësi konkrete për punë dhe pavarësi ekonomike. Edhe të dhënat e konfirmojnë qartë drejtimin 86,5 për qind e përfituesve janë të rinj. Kjo tregon se rinia…

Read More