Familjarë dhe miq të shumtë do të mblidhen sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit 27 vjeçarit Adonis Demiri si dhe foshnjes 3 muajshe që u gjetën të vdekur në Demiraj të Gjilanit.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tyre do të bëhet sot pas faljes së namazit të ikindisë në varrezat e fshatit Demiraj.
“Për kohën dhe vendin e të pamës, të afërmit, miqtë dhe dashamirët do të njoftohen pas përfundimit të ceremonisë së varrimit.”,thuhet në njoftimin e familjes.
Si i dyshuar është arrestuar babai i të riut, Brahim Demiri 65-vjeçar, ndaj të cilit të hënën është caktuar masa e paraburgimit.
Sipas hetimeve të deritanishme dhe nga ajo që është bërë e ditur, Demiri dyshohet se e ka privuar nga jeta të birin e tij në fshatin Demiraj, pas një konflikti fizik, ndërsa mbesa e tij, vajza tremuajshe e tashmë ndjerit, ishte gjetur po ashtu pa shenja jete./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

